• |
ide | kryesore

Skandal dopingu në Premier League: 15 lojtarë nuk kanë kaluar testet antidrogë, asnjë sanksion për ta

-Instant, F1, Sport



Të paktën 15 lojtarë të Premier League kanë dështuar në testet e drogës në vitet e fundit, ndërkohë që nuk kanë marrë një skualifikim apo sanksion. Lajmin befasues e ka raportuar Mail të dielën, duke iu referuar periudhës midis 2015 dhe 2020. Sipas asaj që bën të ditur tabloidi, 12 prej testeve kanë rezultuar pozitive për substanca të ndaluara. Për më tepër, një lojtar është ende nën hetim.

Në total, 88 lojtarë nga Anglia, Uellsi dhe Skocia kanë dhanë ‘rezultate analitike negative’ gjatë testimit midis 2013 dhe 2020. Rezultatet u publikuan pas një sërë kërkesash për informacion në agjencinë britanike anti-doping (UKAD).

Ndër rastet e pozitivitetit me medikamente të dopingut, ka pasur edhe një rast pozitiv për amfetaminë dhe tre për triamcinolon. Por, në mesin e lojtarëve të Premier League, ka pasur edhe katër teste pozitive për stimuluesin Ritalin dhe një për përforcuesin e testosteronit Human Chorionic Gonadotropin (HCG). Rezultatet pozitive të mbetura ishin për steroidet prednisolon dhe një derivat i cili mund të veprojë si agjent maskues për substanca të tjera të ndaluara.

Asnjë nga lojtarët pozitivë nuk u skualifikua apo u sanksionua. UKAD tha se vendimi për të mos lëshuar një pezullim u mor sepse, zakonisht, përfshinte gëlltitje aksidentale të substancës ose lojtarëve që kishin një TUE, një certifikatë përjashtimi për përdorim terapeutik. Këshu, një frymëmarrje lehtësimi për Premier League duke ditur se të gjitha rastet e pozitivitetit të gjetura në fakt kishin alibi, justifikime të pafajshme. Asnjë lojtar nuk është ndëshkuar ende nga UKAD apo FA.

Situata është e ndryshme në ligat inferiore. Raporti zbuloi se, gjatë së njëjtës periudhë, 24 lojtarë të ‘non League’ rezultuan pozitivë në testet e drogës. Nga këto 24, u sanksionuan 15. Përveç drogave që përmirësojnë performancën, janë gjetur teste pozitive për kanabisin, kokainën dhe morfinën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *