• |
ide | kryesore

“Ssss kape Berishën”/ Ish-kryeministri i përgjigjet thirrjes së Ramës për SPAK-un

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Berisha deklaron se thirrja e Edi Ramës drejtuar SPAK-ut për t’a hetuar atë tregon se kreu i qeverisë ndodhet në vështirësi të madhe. Berisha thotë se për të janë dërguar qindra dosje në prokurori, por që nuk provojnë asgjë.

“Unë do të vazhdoj çdo ditë për inceneratorët. Dhe unë i kërkoj atij çdo ditë që veprojë SPAK kundër Berishës, unë kam qëndruar ndër ligj. Është krijuar një komision hetimor parlamentar në 1997 dhe janë detyruar të raportojnë që qeveria e kaluar nuk ishte e implikuar në firmat piramidale sepse kishim respektuar ligjin dhe vetëm ligjin. Unë jam i vetmi person në Shqipëri që kam deklaruar nuk njoh parashkrim dhe as imunitet, nuk ka asnjë parashkrim për mua.

Unë gjithnjë kam deklaruar edhe para reformës në drejtësi. Janë dërguar shumë dosje në prokurori, nuk njoh asnjë parashkrim. Por kërkesa e Ramës “Ssss…kape Berishën” më krijoi një kënaqësi sepse faktoi atë që kam thënë, ai është SKAPI i partisë. Rama e faktoi para shqiptarëve dhe botës meqenëse e sheh që kohërat po vështirësohen, ai ndihet shumë keq” – tha Berisha në Syri Tv. ©LAPSI.al



10 Comments

  1. O Berish. Ne gjendjen qe eshte pd. Rama mer dhe 2 mandate te tjera. Ai eshte kalorsi, qe i varen kembet. Ti je kembesori qe e shikon.
    Rat te gjith ne rrjeten e Rames. U shkateroi dhe ju beri copa copa. Nuk meret vesh se ku keni trupin e ku koken. Dhe ashtu si po vazhdoni, nuk duket rreze shprese.

  2. Berisha vetem genjen dhe manipulon me shpresen qe sulmi eshte mbrojtja me e mire nga frika e ndershkimit nga SPAK. Natyrisht nuk i mungon edhe ndihma e sivllaut te tij Rama qe permend Spakun vetem per ti dhene aresye manipulimi vellait te tij siamez Sali Ilir Berishes.

  3. Juve komentuesve më larte bëni gadi mamatë osd motrat se spo rihet vet në burg hu racën komuniste mun në sumë

    1. O Sali haleja e Karaxhicit po kete zagar qe medemek po e ndersen Rama ti e rite, stervite dhe e nderseve per 10 vite rresht dhe tani qe po te ha ty na e ndersekan te tjeret. Je bere bajat dhe vetem tufa injorante, idiote dhe interesaxhinj po te ndjekin.

  4. Ndjehem keq kur shoh e lexoj ne faqet e ketij portali egoizem te verber, obsesion, dritshkurtesi e paaftesi per ti demostruar shqiptareve se kjo bote eshte shume ma e mire se obskurantizmi Berisha! Pavaresisht gjithe ketyre kam shprese sepse vlerat perendimore midis rinise tone jane gjalle e te idealizuara.

  5. Mirmengjes Sali, po ta rruan edhe rrogtari tjeter Preq Xogaj. Rrogtaret sorrosist & co, me parate e pista te Romsit po ta rruajne dite per dite dhe nate per nate.

    Jane vene ne gare te gjithe romsezet me te heq nga nje qime aty poshte 😀

  6. u dërguan të drejtojnë fabrikat e ndërmarrjes ushqimore dhe pas pak kohësh nuk kishte më as fabrikë qumështi, as fabrikë mielli, as fabrikë vere; u dërguan të drejtojnë uzinën e telave dhe ,pavarësisht se kishte drejtues që donin të bënin ndryshimin e duhur, politika shkatrroi gjithçka. Instituti i Misrit dhe Orizit, që prodhonte farë të cilësisë së lartë , tani nuk ekziston. Në vendin e tij janë disa firma seksere, në qark të mbyllur, që sjellin atë farë misri që nuk i duhet askujt gjë; nuk e di nëse mbillet më oriz në Shqipëri; u mbyll instituti i Zooteknikës, më i shkëlqyeri në Shqipëri dhe kuajt e famshëm u vodhën militantisht. Vreshtat e mëdha të Shtojit u dëgjën, varietet e njohura të rushit humbën, mundi i shkencëtarit Todo Gjermani shkoi në tym e flakë. Në pak kohë, zona industriale e qytetit, ku ishin 45 mijë punëtorë , u shkretua, asgj nuk mbeti, veç zallit të bardhë dhe mureve të rrënuara.

  7. si ka mundesi qe friksat nuk kan byth me u ngrit kunder sorrrosit qe po i vasalizon perdite
    si ka mundesi qe i dalin kunder saliut?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *