• |
ide | kryesore

Travis Barker reagon ndaj kritikave për afrimitetin me Kourtney

-Instant, Paparazzi, Slider



Travis Barker ka reaguar së fundmi ndaj kritikave për afrimitetin e tepruar me të fejuarën Kourtney Kardashian.

Pasi bateristi i Blink-182 ndau dy foto të tij duke u stërvitur të shtunën për të promovuar @barkerwellness, një koment komentoi: “Nuk ka më foto të Kardashian duke u puthur,nxjerr gjuhën apo duke ekspozuar format trupore ? ”

“Ende do të nxjerr foto nudo dhe plot foto ku shfaq afrimitet me të fejuarën time”, shkroi ai, duke e vendosur dhe një emoj të gishtit të mesit.

“Travis është një egërsirë!!” iu përgjigj një fans komentit të tij, ndërsa një tjetër shtoi: “Mos u merr me të fejuarën e tij dhe familjen e saj “.

Barker dhe Kardashian filluan të takohen në fillim të vitit 2021. ,dyshja ka shfaqur shpesh afeksionin e tyre gjatë takimeve dhe ngjarjeve si Grammy dhe Oscar 2022.Dyshja të cilët u fejuan në tetor 2021 – gjithashtu nuk u ndalën me puthje dhe prekje intime gjatë ceremonisë së improvizuar në Las Vegas më 4 prill./Lapsi.al

Watch Kourtney Kardashian and Travis Barker French Kiss at UFC Match



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *