• |
ide | kryesore

Video/ FA Cup, Jorginho gaboi një pasim: reagimi i Tuchel bëhet viral

-Instant, Sport, Video



Chelsea fitoi 2-0 ndaj Crystal Palace dhe kaloi në finalen e FA Cup, por ka pasur momente tensioni në radhët e Blues. Thomas Tuchel, për shembull, u shfaq mjaft nervoz ndaj Jorginhos. Reagimi i tij ndaj një gabimi të italian u kap nga kamerat dhe u bë viral në internet.

Në pjesën e parë, Crystal Palace bëri më mirë se skuadra e gjermanit. Blutë, megjithatë, ishin me fat sepse skuadra e Vieira nuk arriti të përfitonte nga asnjë rast i krijuar. Mesfusha e londinezëve ishte në telashe dhe Tuchel në fund shpërtheu ndaj Jorginhos. Gjatë ndeshjes, trajnerit nuk i pëlqyen disa veprime të italianit dhe kur mesfushori gaboi një pasim për Marcos Alonso, ai u tërbua. Reagimi i Tuchel për gabimin e Jorginhos nuk kaloi pa u vënë re në rrjetet sociale. Në klipin e postuar në internet shihet tekniku që duket të thotë: “Është topi i dytë i humbur radhazi”, me një fytyrë plot inat.

Një shpërthim, që u bë viral menjëherë, por që në fushë pati efekt. Në pjesën e dytë u pa një tjetër Chelsea. Ruben Loftus-Cheek zhbllokoi rezultatin në minutën e 65, ndërsa më pas Mason Mount dyfishoi shifrat. Tuchel, pas ndeshjes, foli për vështirësitë e skuadrës: “Nuk ishte e lehtë sepse luajtëm tre ndeshje në tre kompeticione të ndryshme. Nuk është gjithmonë e lehtë, është fizikisht shumë impenjative, ne jemi skuadra me më shumë minuta në Europë mendoj, dhe është gjithashtu impenjative mendërisht”. Skuadra e Stamford Bridge tani do të përballet me Liverpoolin e Jurgen Klopp në finalen e FA Cup.



1 Comment

  1. Hi,

    I just came across your website and noticed that your website is not ranking as well as it could be for certain keywords that I assume you’re targeting particularly in your area.

    With your permission, I would like to send you an audit report showing you where you’re currently ranking amongst your competitors.

    Would you be interested; I can send you audit report & price list?

    Have a great day!

    Thanks & Regards,
    Nick

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *