• |
ide | kryesore

Video/ Në Napoli për ndeshjen, Mourinho i befason të gjithë: homazh në muralin e Maradonës

-Instant, Sport, Video



Special si gjithnjë: José Mourinho, sapo mbërriti në Napoli, për ndeshjen shumë të rëndësishme të Romës së tij, ka shkuar në lagjet spanjolle për t’i bërë homazh Maradonës. Së bashku me menaxherin e skuadrës Cardini dhe trajnerin e portierëve Nuno Santos, të shoqëruar nga policia, Special One mbërriti përpara muralit të kushtuar Pibe de Oro me një buqetë me lule. Njerëzit, të cilët e njohën menjëherë, e brohoritën dhe, në pak minuta, u krijua një turmë e vërtetë. Trajneri portugez i Romës u ndal për disa minuta një shenjë respekti, duke marrë duartrokitjet e shumta nga të pranishmit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *