• |
ide | kryesore

Video/ Shikoni çfarë i ndodh Westwood: duart në kokë e lot nga kundërshtarët për dëmtimin e mesfushorit

-Instant, Sport, Video



Dëmtimi horror i Ashley Westwood gjatë ndeshjes mes West Ham e Burnley, detyroi mesfushorin të largohej me barelë dhe me aparatin e oksigjenit të vendosur nga stadiumi i Londrës, pas vetëm 30 minutash, si pasojë e një kontrasti në dukje të padëmshëm me Vlasic.

Westwood u përpoq të merrte një top në mesfushë duke u futur në sparkatë ndaj kroatit, por ishte 32-vjeçari i Burnley ai që e pësoi më keq. Mesfushori kërkoi menjëherë ndihmë mjekësore, ndërsa Vlasic sapo pa kundërshtarin e kuptoi menjëherë se diçka nuk shkonte. 24-vjeçari i Hammers vuri duart në kokë dhe u rrëzua përtokë në gjunjë i tronditur. Stafi mjekësor i Burnley ndërhyri menjëherë dhe i vendosi Westwood një maskë oksigjeni, duke e larguar nga stadiumi me një barelë, nën brohoritjet e stadiumit.

FJALËT E TRAJNERIT TË BURNLEY
Nuk dihet ende për çfarë dëmtimi bëhet fjalë, regjia britanike nuk është fokusuar te lojtari gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë. Megjithatë, duket se bëhet fjalë për një dëmtim shumë të rëndë në kavilje. Pas ndeshjes, trajneri i përkohshëm i Burnley, Mike Jackson, ka folur për shtypin në lidhje me dëmtimin e mesfushorit: “Ajo që ndodhi me Ash nuk ishte e bukur për t’u parë dhe ndikoi te pjesa tjetër e lojtarëve. Ne jemi ende duke pritur për një përditësim mbi shkallën e dëmtimit, por ndoshta keni të drejtë që mund të jetë fundi i sezonit për të. Nga reagimi i lojtarëve shihej menjëherë se ishte serioze. Declan Rice erdhi menjëherë dhe tha se ishte serioze.

Megjithatë, trajneri shpreson se Westwood do të jetë në gjendje të kthehet në fushë sa më shpejt të jetë e mundur: “Ashley ishte i mërzitur dhe kjo është një goditje e rëndë për grupin tonë, sepse ai vlerësohet shumë brenda skuadrës. Mendimet tona janë me të dhe të gjithë po kryqëzojmë gishtat që dëmtimi të mos jetë aq i rëndë sa parashikohet”.

https://www.youtube.com/watch?v=aii1TGN-u0k



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *