• |
ide | kryesore

Vuçiç haptazi pro Rusisë: E pamoralshme të vendosim sanksione, nuk japin asnjë rezultat

-Instant, Arkiva, Planet
Putin



Presidenti serb Aleksandar Vuçiç deklaroi të dielën se çdo sanksion është imoral dhe i pakuptimtë, prandaj Serbia nuk i është bashkuar sanksioneve anti-ruse, për luftën në Ukrainë.

“Është e pamoralshme të vendosësh sanksione. Për më tepër, nuk japin asnjë rezultat. Rusia gjithmonë na ka mbështetur në çështjen e integritetit territorial. Mos harroni vitin 2015 dhe iniciativën britanike për të njohur serbët si një komb të fajësuar për gjenocid,” tha Vuçiç në një intervistë për programin Hit Tvit në kanalin televiziv Pink.

Kujtojmë se në një fjalim drejtuar kombit më herët, Vuçiç deklaroi se Serbia mbështet integritetin territorial të Ukrainës, por nuk do të vendosë sanksione kundër Rusisë. Ai njoftoi gjithashtu se Beogradi po pezullon stërvitjet e ushtrisë dhe policisë me të gjithë partnerët e huaj. Ai vuri në dukje se Serbia i konsideron Rusinë dhe Ukrainën si kombe vëllazërore, i vjen keq për atë që po ndodh në Evropën Lindore dhe është e gatshme të ofrojë ndihmë humanitare për Ukrainën.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *