• |
ide | kryesore

Zelensky thirrje perëndimit: Çdo vonesë për armët është ‘leje’ që Rusia të marrë jetë

-Instant, Lajme, Planet



Në fjalimin e tij drejtuar kombit, Presidenti i Ukrainës Zelensky bëri thirrje për më shumë armë. Ai e përshkroi çdo vonesë si “leje që Rusia të marrë jetën e ukrainasve”.

“Ne po bëjmë gjithçka për të siguruar mbrojtjen. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me partnerët. U jemi mirënjohës atyre që vërtet ndihmojnë me gjithçka që munden. Por ata që kanë armët dhe municionin që na duhen dhe vonojnë sigurimin e tyre, duhet ta dinë se prej tyre varet edhe fati i kësaj beteje. Fati i njerëzve që mund të shpëtohen.

Dita e 53-të e luftës ka mbaruar dhe kemi 53 ditë që presim përgjigje për disa pika në pyetjet tona për armë. Dhe disa përgjigje janë formuluar në mënyrë që dorëzimi të mund të fillojë vetëm në maj.

Unë flas drejtpërdrejt në raste të tilla: çdo vonesë në armë, çdo vonesë politike është një leje që Rusia të marrë jetën e ukrainasve. Kështu e interpreton Rusia. Nuk duhet të jetë kështu në realitet”, deklaroi Zelensky.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *