• |
ide | kryesore

8 persona fundosen në liqenin e ngrirë në Itali, mes tyre një foshnje 4-muajshe

-Instant, Lajme, Planet



Shtatë të rritur dhe një foshnjë 4-muajshe ranë në ujërat e liqenit Braies (Bolzano, Itali), teksa po ecnin në sipërfaqen e ngrirë, e cila u thye për shkak të temperaturave në rritje të ditëve të fundit. Të gjithë personat u dërguan për trajtim në spital, pasi kanë shfaqur shenja të hipotermisë së rëndë. Të parët që ranë në ujë, ishte familja me foshnjën 4 muajshe dhe më pas personat e tjerë, të cilët ndërhynë për të dhënë ndihmë. Në një operacion të furishëm shpëtimi, me ndihmë nga ajri, shërbimet e urgjencës kanë ndërhyrë me shpejtësi dhe më pas kanë arritur të shpëtojnë të gjithë personat, të cilët ndodhen në kushte të hipotermisë së rëndë.

Ky është aksidenti i tretë dhe më i rëndë në dy ditë në liqenin Braies: ditën e Pashkëve, zjarrfikësve iu desh të ndërhynin dy herë për të shpëtuar disa njerëz që ranë në ujë duke ecur në sipërfaqen e ngrirë, të bërë më të brishtë nga rritja e temperaturave.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *