• |
ide | kryesore

Alibeaj: Rama tregoi sot se e ka të pamundur të ndahet nga non gratat

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar pasi Partia Socialiste vendosi të mos përjashtojë nga grupi parlamentar Ornaldo Rakipin, ndërsa babai i këtij të fundit u sanksionua nga SHBA.

Demokrati shprehet se askush nuk habitet më nga ishulli i non-gratave. Sipas tij vendimi i sotëm i grupit parlamentar të PS është qartas dëshmi e pushtetit dhe pengmarrjes që klubi i nongratave ka në politikën shqiptare.

Alibeaj thekson se “me avokatinë  e sotme ndaj Ornaldo Rakipit, kryeministri dëshmoi qartë se ai është ideatori i masakrës elektorale të 25 prillit”.

Reagimi i plotë:

Asnjë habi nga ishulli i non grata-ve.

E sotmja ishte prova e radhës se Edi Rama e ka të pamundur të ndahet nga non gratat sepse vetëm falë tyre ai arrin të mbajë karrigen e kryeministrit.

Vendimi i sotëm i grupit parlamentar të PS është qartas dëshmi e pushtetit dhe pengmarrjes që klubi i nongratave ka në politikën shqiptare. PD e ka denoncuar kohë më parë përfshirjen e Aqif Rakipit në procesin e blerjes së votave. Ky fakt i konfirmuar dhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit nuk arrit ta bindë Edi Ramen dhe deputetet e tij se votat e blera për llogari të të birit duhet të jenë një alarm për ecurinë normale të parlamentarizmit..

Me avokatinë  e sotme ndaj Ornaldo Rakipit, kryeministri dëshmoi qartë se ai është ideatori i masakrës elektorale të 25 prillit. Zbatuesit e kësaj masakre janë grupi i non gratave që sot janë ende aktivë në strukturat e PS. Jo rastësisht dhe në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, PD denoncoi përfshirjen e Tom Doshit dhe Vangjush Dakos në fushatën për zgjedhjen e kryebashkiakëve.

Askush nuk habitet pra nga ishulli i non grata-ve ku çdo gjë është e vjedhur!



14 Comments

  1. Dokort jam me ty, po lind dhe nje pyetje tjeter ne kete kontekst: Po PD-ja a mundet te ndahet nga non-gratat?

    1. Nongrata esht nga ana juaj z.Alibeaj. Ne gjirin tuaj ndodhet doktorr nongrata dhe fjala jote ngjan si tallje me popullin.

  2. Ore se spo i kuptojm lajmet: sikur ka dal Aqifi non grata jo Orlando.Apo meq ka dal Aqifi duhet ta lejn t gjith si fis politiken

  3. Rama nuk e ka pas ndonjher mendjen te nongratat sepse i ka kushtuar vemendje permiresimit te vendit tone dhe ka punuar per te gjetur zgjidhjen e shume problemeve te rendesishme qe kemi pasur.

  4. Ju skeni ca lajmesh te shkruani me dhe merreni me jo po ka babin non grada jo po ka babin keshtu. Per aq kohe sa qendron ne parti ai punen e vet e ben keshtuqe…

  5. Ai thotë se “lufta” në PD bëhet mes një grupi ish-sigurimsash dhe një grupi që janë qejflinj ylberi.

    “Jooooo ore joooo ,nuk vihet në pushtet se pajtohen mes vetes disa ish spiunë sigurimi e ish hajdut administrate të viteve 2005-2013, me disa spurdhjak e qeflinjë të ngjyrave te ylberit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *