• |
ide | kryesore

Aqif Rakipi i mbyll gojën grupit parlamentar të Partisë Socialiste

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Karrigia ku e ulën para nisjes së mbledhjes së grupit parlamentar e pozicionoi Ornaldo Rakipin diku pas krahëve të Edi Ramës, lart në të majtë. Në sinjalin televiziv ai binte menjëherë në sy. Pak minuta më pas, u shfaq teksa shkruante në fletë tre emrat për presidentin e ri, njësoj si kolegët e tjerë.

Mesazhi qe i qartë. Shpallja non grata e Aqif Rakipit nga SHBA nuk e prekte karrierën politike të djalit të tij, Ornaldos. Atë që e përçuan me simbolikën e pamjeve televizive, socialistët e konfirmuan me një mesazh për gazetarët pas mbledhjes. Sikur Taulant Balla kishte thënë se “Nëse ka diçka që ne si familje politike dallohemi nga të tjerët, është se kurrë nuk kemi përdorur standarde të dyfishta. Qëndrimi ynë është i njëjtë gjithmonë dhe ne i respektojmë vendimet e Shteteve të Bashkuara, aleatit tonë strategjik”.

Me këtë mesazh shigjetohej qëndrimi i paqartë i Partisë Demokratike për Aqif Rakipin, por heshtja që kaploi sot grupin parlamentar socialist nuk justifikohet dot nga amullia e opozitës.

Para mbledhjes, deputetët socialistë dhanë disa prononcime për BIRN ku duket se ishin në pritje të një vendimi. “Do të kemi një mbledhje grupi të martën, duroni deri atëherë për një qëndrim politik” kishte paralajmëruar Balla. “Na është thënë mos komentoni deri në mbledhjen e grupit. Po e presim këtë mbledhje për të diskutuar, pasi këtu duket se ka çeduar sistemi” kishte deklaruar Erjon Braçe. “Ka Partia qëndrim, atë qëndrim që kemi mbajtur dhe herë të tjera për këto raste” kishte thënë Shalsi. Ministrat Blendi Çuçi dhe Ulsi Manja i thanë BIRN të enjten se po prisnin qëndrimin e përbashkët të grupit se si do të trajtojnë çështjen “Rakipi” dhe raportin me dy deputetët që kanë fituar mandatin me mbështetjen e tij.

Por siç ka raportuar më parë Lapsi.al, në lojë ishte jo vetëm miqësia, por edhe një marrëdhënie e ngushtë interesi mes Edi Ramës dhe Aqif Rakipit.

Ndaj socialistët sot mbyllën gojën. Sanksionet amerikane u shpërfillen, megjithëse përbënin në vetvete një akuzë të fortë për votat, me të cilat u fitua mandati i Ornaldo Rakipit.

Sipas SHBA “grupe të shumta të krimit të organizuar (GKO) në Shqipëri kanë ofruar para, dhurata ose premtime për vende pune apo lëshime në këmbim të votave për partinë e tyre të preferuar politike. Rakipi ka qenë prej kohësh i përfshirë në krimin e organizuar dhe është i lidhur ngushtë me një Grup Krimi të Organizuar, brenda të cilit ai ka ushtruar ndikim politik, përfshirë edhe përmes korrupsionit”.

Cili është standarti për të cilin flet Taulant Balla?

Ka një rast tjetër kur një funksionar socialist shpallet non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës; është rasti i Vangjush Dakos. Kur u shpall non grata në Korrikt të 2019, Dako ishte kryetar bashkie në Durrës dhe anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste. Të dyja funksionet nuk u ndërprenë megjithë vendimin e SHBA. Më vonë Dakos nuk iu dha një shans tjetër për të kandiduar në Durrës, ndërsa ai nuk u zgjodh më anëtar kryesie.

Por Rama në asnjë moment nuk e hodhi poshtë miqësinë me të. “Vangjush Dako ka qenë, është dhe do të jetë miku im. Se përcakton Departamenti i Shtetit kë kam mik, E përcakton morali dhe bindja ime. Edhe në burg të shkojë nesër do jetë miku im” shprehej Edi Rama për të.

Ende sot që kanë kaluar 3 vjet, Dako vazhdon të ketë një rol kyç në organizimin e strukturave të Partisë Socialiste në Durrës dhe mbetet në krye të fushatave sa herë ka zgjedhje. Madje ai konsiderohet një lloj kryetari bashkie hije për Durrësin. Ky është standarti që mbajti në fuqi këtë të martë Edi Rama, duke heshtur bashkë me socialistët e tjerë./Lapsi.al



15 Comments

  1. Mbledhja u bë në një kafe restorant afër ambasadës amerikane… Tani për tani adresa e saktë dhe emri i lokalit nuk do të tregohet për arsye të ndryshme që merren lehtësisht me mend, por do të bëhet i njohur dhe do të hyjë në histori pas 30 prillit.
    I pari mbërriti Sali Berisha dhe menjëherë zuri vend në krye të tavolinës. Pas tij, erdhën Tritan Shehu, Edi Paloka, Flamur Noka, Evis Kokalari Angelakis, Bujar Nishani, Genc Pollo, Arben Ristani. Pak më vonë ia behën Aqif Rakipi e Ylli Ndroqi, të shpallur taze non grata.Qifja salihut shoke non grata

    1. Edi Rama sot eshte kryellumi i Shqiperise dhe Rilindjes qe fatkeqesisht po rciklon mbetjen toksike, vellain siamez tek e ashtuquajtura opozite Sali Berisha. Sllogani i tyre eshte “Te gjithe qelbesirat te bashkohemi, te gjithe Non Gratat te bashkohen”……natyrisht kunder SHBA dhe per ti sunduar, vjedhur dhe larguar nga vendi rinine shqiptare.

  2. Foto mjaft perfaqesuese e asaj qe akoma synon te vet-quhet Rilindja!
    Psikopati Timonier ne mes rrethuar nga nje derr Katunari e nje rrot Maloke.

    1. Per ty idiot qe vetem shan:
      “Karin asaj sat’eme,
      fort fare po ja rras,
      nga p… mes shaleve,
      deri lart ne gurmaz,”

      1. Paske kopju sa te kam shkruar,
        une ne vargje ty o kokerr budall,
        ato vargje jane per shtepine tende,
        coja atyre shpejt se i kane bo hallall.

        1. E kom kopju tamom por ti e pranoke se e paske shkru per robt e tu dhe te gjitheve idioteve te padobishem dhe me siqeritet budallai si rapsodi nga pidhi i nones vet.

          1. Ato vargje qe ti nga une ke kopjuar,
            ti kam nis per ty mor bytha e shpuar,
            as kaq gje te thjeshte nuk po e kupton,
            or budalla i shkrete sot e pergjithmon.

  3. I gjati ine kerkon ti thote Qifes , une te denoj me varje dhe po une te pres litarin .
    Por nje gje nuk na the o i gjati ine ? Si ka mundesi qe ku je ti eshte krimi ?
    Si ka mundesi qe ne kohen qe po drejton ti , ne parlament e kudo , krimi kapi majat ?

  4. Evi Kokalari, mbështetja e vetme “amerikane” për Sali Berishën, shkruan se Shqipërinë për 80 vjet e kanë drejtuar kriminelët dhe të korruptuarit.

    “Si ka mundësi që ne shqiptarët kemi 80 vjet që lejojmë të sundohemi nga kriminelët dhe korrupsioni?

    1. Ej ti qe ke harru emrin i ores 12;16 dhe qe ke kopju nga TemA ne oren 13:01
      Ke ngaterru adrese se Nena ime ka 20 vjet qe ka vdekur. Hajt, te fala Maloke Nikolles, nga ai qe te ka dhene diplomen e Kristalit i thuaj.

  5. Para tetë muajsh, në shtator, u kapën për Amerikën. Sot e kësaj dite shqyhen për fyti po për Amerikën. Kanë lëshuar buritë e brirët se kush ka më shumë njerëz (dmth buburreca njerëzore) se tjetri. Njëri thotë kam marrë selinë, tjetri ‘nuk të jap vulën’. Gjykata bën përshesh për të dy palët. Ilir Meta, presidenti, qëndron në ‘qymez’ dhe i bie bilbilit në lojën e këtyre: ‘Eeej, mos e prekni Saliun…, ti Lul tradhtari mos e prek!’. Po ky për vete çfarë pret? Të dalë nga zyra dhe të marrë PD-në. Apo të sulmojë Amerikën?…Sa rroteKari qe je more shpellkari salihut

  6. Ky qe ka harru emrin i ores 15:39 me Kar te shpellareve ne goje eshte Ethem Lalaj, nje ish-Kapterr rrotkarist i Dulles nga katundi i Mehmet Shehut. Kari i shpellareve nuk i shqitet as nga bytha qe ja kane shqyer as nga goja ku ja mbajne gerrnete.

  7. Asgjë nuk ka ndryshuar nga projekti i Skavicës, përveç faktit se që nga koha që e premtonte Berisha dhe derisa po bëhet realitet, Berisha ka kaluar nga kryeministër në “person non grata” familjarisht nga SHBA. Dhe ky ndryshim e ka bërë atë tanimë një kundërshtar të madh të këtij projekti, vetëm se ai po zbatohet nga një kompani amerikane.

    Dhe të mendosh që fjalimin e mbante para disa ish- klientëve të vet, që u ka dhënë licenca për të shkatërruar me HEC-e të vegjël parqe kombëtare si Valbona, e kupton dhe më qartë se pse SHBA është arsyeja e vetme që ai kishte dalë të mallkonte investimet e reja në energji, që orientohen nga një lidhje më e fortë me SHBA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *