• |
ide | kryesore

Armatosja e Serbisë, Rama i vetëm në krah të Vuçiç

-Instant, Kryesore



Fundjavën e shkuar, një jumbo jet ushtarak kinez u ul në aeroportin e Beogradit, duke shkaktuar shumë mosmarrëveshje, pasi në bordin e tij gjendej një dërgesë armësh nga Kina. “Avioni përmbante pa dyshim raketa tokë-ajër FK3, blerja e të cilave ishte negociuar që në vitin 2019”, njoftoi korrespondenti  i Radio France International në Beograd, Laurent Rouy .

Reagimi i Departamentit Amerikan të Shtetit tingëlloi pothuajse si një kërcënim. “Serbia është sovrane, por ajo duhet të jetë e vetëdijshme për pasojat dhe rreziqet në afat të shkurtër dhe afatgjatë,” tha Uashingtoni. Në të njëjtat tone ishte dhe Gjermania që e quajti këtë akt si të papajtueshëm me politikat e mbrojtjes së BE-së, me të cilën Serbia ka hapur negociatat për antarësim. Berlini theksoi se pret që kandidatët të përafrojnë politikën e tyre të mbrojtjes me atë të BE-së.

“Për disa vite, Serbia nuk i ka fshehur lidhjet e saj me Rusinë dhe Kinën. Por Beogradi tashmë është nën presion për shkak të qëndrimit të tij të paqartë ndaj sanksioneve kundër Rusisë. Prandaj  Serbisë po i kërkohet që të mos i shtyjë më tej lidhjet e saj me Pekinin, ndërkohë që marrëdhëniet midis Kinës dhe Perëndimit mund të tensionohen në kontekstin e luftës në Ukrainë” komentoi radioja frenceze.

Në të njëjtën linjë me aleatët e tyre perendimorë janë reshtuar edhe presidenti i Malit të Zi Gjukanoviç i cili theksoi se “Armatosja e vazhdueshme e Serbisë është shprehje e frikës së saj”, apo homologu i vet kroat Zoran Milanoviç, i cili ka deklaruar se nuk e kupton pse një vend kandidat për në BE, si Serbia, po armatoset kaq fort. Edhe kryeministri Kosovar Albin Kurti nënvizoi faktin se “Serbia po armatoset nga armiq të NATO-s”, ndërsa Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, para pak ditëve në një intervistë “live” me gazetaren kryesore të CNN, Cristiane Amanpour shprehu  shqetësim se Serbia mund të kërkojë të destabilizojë Kosovën dhe rajonin.

Këtyre reagimeve presidenti serb Aleksandar Vuçiç iu është përgjigjur me tone tallëse gjatë një mesazhi video të publikuar në faqen e tij në Facebook. “Sistemi ynë shërben për të shkatërruar raketa, aeroplan-mbajtëse ajrore që mund të shkelnin hapësirën ajrore të Serbisë. Pra, pyes veten se si e rrezikojmë Prishtinën, si po e rrezikojmë Podgoricën në këtë mënyrë? Për të bërë shaka, më mirë të kishim blerë sprajt “Autan”, sepse më e rëndësishme për ne është të mbrohemi nga mushkonjat dhe mizat sesa nga ndonjë forcë serioze ajrore që ata mund të kenë” ironizoi ai.

I vetmi udhëheqës i rajonit që ka mbajtur qëndrim të ngjashëm me presidentin serb është kryeministri shqiptar Edi Rama. Pikërisht në Berlin, në një bisedë me gazetarëtpas vizitës tek kancelari Scholtz, ai e minimizoi alarmin duke thënë se Serbia po merr armatime për mbrojtje: “Nuk shoh se si një sistem mbrojtje nga raketat mund të jetë shqetësues për ne? Serbia ka bërë hapa. Ka bërë hapa inkurajues në OKB. Dhe Ballkani deri më tani është bashkë. Bashkëpunimi në rajon është me rëndësi të madhe për shkak të konfliktit në Ukrainë” tha ai gjatë konferencës për shtyp.

©Lapsi.al



22 Comments

  1. Vetem Rama se ka kuptu akoma qe Serbia eshte vend armiqesor. Te pakten Sala bente sikur e kishte inat edhe pse nen rogoz e ndihmonte Serbin e Miloshevicit.

    1. me serbin mire do ishte mos t kemi mardhenie fare po eshte edi qe mban mardhenie te mira diplomatike me te gjithe

  2. Eshte thjeshte nje perpjekje per te mbajtur nje gjendje stabiliteti ne rajon dhe per te mos perhapur panik

  3. Ky mir ben qe perpiqet ti qetesoje ujrat dhe mos te perhapi panik te panevojshem ne nje situate si kjo qe jemi ku pak shkas kerkohet per te destabilizuar gjendjet

  4. Rama po kerkon te zgjidhe cdo problem duke bashkepunuar.Ju qe thoni Serbia esht armik mendoni ca do fitoni nese ecni duke vepruar sipas gjaknxehtesise dhe jo llogjikes.

    1. E moj koperativiste Fatmira të ju kishte ndodhur juve në familje si’qënu ndodhi shqiptarëve të R.së Kosovës ndryshe do komentoje moj lavire socialiste

    2. Fatmira mire e ke ti , Srbija le te armatoset , kurse ne vjedhim vendin , rrime duar-kryq , dhe masandej i bejme thirrje te huajve te na shpetojn nga genocide srb , kjo eshte llogjika e ftohte .

      Shqiperia e shkaterroj ushtrine , neve Shqipetareve s’ na duhen armet , se na mbrojne gjithemone te huajt , kjo eshte llogjika e ftohte , ne dim vetem te vjedhim vendin e ta plackisim , qe kur te na sulmojn shtetet tona fqinje , te kene me kollaj te na pushdojn

  5. Si shtet duhet te kemi marrdhenie te mire me cdo vend dhe ne kete menyre do te perfitojme nga ana ekonomike dhe jo vetem

  6. Syte duhet ti kemi te zhvillimi i rajonit edhe bashkepunimin mes shfqinjeve e jo tek inatet e se kaluares qe nuk ja napin as zhvillim dhe as nje benefit

  7. I vetmi udhëheqës i rajonit që ka mbajtur qëndrim të ngjashëm me presidentin serb është kryeministri shqiptar Edi Rama.

  8. Tani edhe ne krah do na dale Rama ndonjehere se nuk do te rrije vetem poshte tavolines se Open Ballkan!

  9. Ai thotë se “lufta” në PD bëhet mes një grupi ish-sigurimsash dhe një grupi që janë qejflinj ylberi.

    “Jooooo ore joooo ,nuk vihet në pushtet se pajtohen mes vetes disa ish spiunë sigurimi e ish hajdut administrate të viteve 2005-2013, me disa spurdhjak e qeflinjë të ngjyrave te ylberit.

    1. Ramebushtrra me harem….
      Keshtu filloi romanca me kollovaret sllave qe ne oret e para te kurverimit bolshevik.
      Kurvat partizane u shkerdhyen me dushanin dhe miladinin….
      Pastaje podhen bastardet e bllokut me nipa e mbesa te tyre… haremi i sotem i riperdhunimit serbosllav. Ripjedhja e ramut kristaq bastardit.
      Skeni pare gje akoma.

  10. Mbledhja u bë në një kafe restorant afër ambasadës amerikane… Tani për tani adresa e saktë dhe emri i lokalit nuk do të tregohet për arsye të ndryshme që merren lehtësisht me mend, por do të bëhet i njohur dhe do të hyjë në histori pas 30 prillit.
    I pari mbërriti Sali Berisha dhe menjëherë zuri vend në krye të tavolinës. Pas tij, erdhën Tritan Shehu, Edi Paloka, Flamur Noka, Evis Kokalari Angelakis, Bujar Nishani, Genc Pollo, Arben Ristani. Pak më vonë ia behën Aqif Rakipi e Ylli Ndroqi, të shpallur taze non grata.

  11. Evi Kokalari, mbështetja e vetme “amerikane” për Sali Berishën, shkruan se Shqipërinë për 80 vjet e kanë drejtuar kriminelët dhe të korruptuarit.

    “Si ka mundësi që ne shqiptarët kemi 80 vjet që lejojmë të sundohemi nga kriminelët dhe korrupsioni?

  12. Para tetë muajsh, në shtator, u kapën për Amerikën. Sot e kësaj dite shqyhen për fyti po për Amerikën. Kanë lëshuar buritë e brirët se kush ka më shumë njerëz (dmth buburreca njerëzore) se tjetri. Njëri thotë kam marrë selinë, tjetri ‘nuk të jap vulën’. Gjykata bën përshesh për të dy palët. Ilir Meta, presidenti, qëndron në ‘qymez’ dhe i bie bilbilit në lojën e këtyre: ‘Eeej, mos e prekni Saliun…, ti Lul tradhtari mos e prek!’. Po ky për vete çfarë pret? Të dalë nga zyra dhe të marrë PD-në. Apo të sulmojë Amerikën?…

  13. Asgjë nuk ka ndryshuar nga projekti i Skavicës, përveç faktit se që nga koha që e premtonte Berisha dhe derisa po bëhet realitet, Berisha ka kaluar nga kryeministër në “person non grata” familjarisht nga SHBA. Dhe ky ndryshim e ka bërë atë tanimë një kundërshtar të madh të këtij projekti, vetëm se ai po zbatohet nga një kompani amerikane.

    Dhe të mendosh që fjalimin e mbante para disa ish- klientëve të vet, që u ka dhënë licenca për të shkatërruar me HEC-e të vegjël parqe kombëtare si Valbona, e kupton dhe më qartë se pse SHBA është arsyeja e vetme që ai kishte dalë të mallkonte investimet e reja në energji, që orientohen nga një lidhje më e fortë me SHBA.

  14. Dmth Rama është një megaloman i madh që s’do asnjeri, bën siç di vetë, nuk pyet kerkënd, arrogant i paparë…por do Vuçiçin? Ju s’bëni sens fare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *