• |
ide | kryesore

Arrestohet polici Taulant Balla

-Instant, Lajme, Të fundit



Një punonjës policie me detyre Patrullë e Përgjithshme është prangosur pasi iu gjetën armë zjarri dhe fishekë në banesë.

Atij iu kontrollua shtëpia me urdhër prokurorie, ku 2 armë zjarri automatike dhe një sasi fishekësh, me të cilët dyshohet se ai ka qëlluar disa herë në ajër në kohë të ndryshme. Polici është identifikuar me emrin Taulant Balla. 

NJOFTIMI AMP

“Në vijim të hetimeve të procedimit penal të vitit 2022, regjistruar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për veprën penale “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municioneve” si edhe “Prishja e qetësisë publike”, në ngarkim të 47-vjeçarit T.B., punonjës policie me detyrë Patrullë e Përgjithshme, pranë Komisariatit të Policisë Nr. 1, Tiranë, u krye ekzekutimi i vendimit të Gjykatës për kontrollin e banesës së tij. Nga kontrolli u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri automatike dhe një sasi fishekësh. Efektivi dyshohet se qëllonte me armët e zjarrit në ajër, në kohë të ndryshme. Për të provuar këto dyshime, AMP zhvilloi disa javë hetime. Nën drejtimin e Prokurorisë, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore arrestoi në flagrancë punonjësin e policisë, për dy vepra penale.” – bën me dije policia.

AMP shpreh vendosmërinë për të luftuar pa kompromis e goditur paligjshmërinë, në përpjekjen e pandalshme për të ndërtuar një trupë policore profesionale e me integritet të lartë.



8 Comments

  1. Varja atij vemjes politikes, po ky titull per klikime eshte shume fyes per lexuesin. Perjashto patronazhistet qe ndjehen te share me rob shpie.

    1. Tualet Balla, katundari i Toyota Yaris, padrinuci i laboratorit te kokaines, ne Cibrake, ish i forti i Elbasanit, tani i forti i Lushnjes, kryetari i grupit parlamentar te RIDHJERRJES, paska rrene me ne fund, ne pranga, BRAVO POLICIA!

  2. Arrestohet Yuri Kim.

    Gjate nje aksioni te policise se lali erit poshte ures se Lanes u arrestua shtetesja e huaj me inicialet Y.K
    E arrestuara u kap ne flagrance pasi po kryente nevojat personale ne nje ambjent publik dhe era e keqe alarmoji kalimtaret e rastit . Ne momentin e arrestimit ajo po perdorte nje pasaporte te nje vendi te madh mik, per tu fshire dhe pastruar pas aktit te jashtqitjes.

    1. Cfare nuk pret nga Universiteti Lapsi? Ka bashkuar reth vetes gomaret me diplome me kryetar studjuesin me fame boterore te gomareve italiane, Andi Bushati.

  3. Tualet Balla, katundari i Toyota Yaris, padrinuci i laboratorit te kokaines, ne Cibrake, ish i forti i Elbasanit, tani i forti i Lushnjes, kryetari i grupit parlamentar te RIDHJERRJES, paska rrene me ne fund, ne pranga, BRAVO POLICIA!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *