• |
ide | kryesore

BIRN: PS injoron sanksionet amerikane për Aqif Rakipin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Grupi parlamentar socialist injoroi sanksionet e fundit të Shteteve të Bashkuara ndaj ish-deputetit Aqif Rakipi gjatë mbledhjes që u mbajt të martën, ndonëse kishte paralajmëruar se do të mbante një qëndrim.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, dy deputetë socialistë e fituan mandatin me mbështetjen e drejtpërdrejtë të njeriut që SHBA-të e cilësojnë “ish-deputeti famëkeq” me lidhje me krimin e organizuar. Djali i tij, Ornaldo Rakipi arriti të thyente herësin dhe u rendit në listën fituese ndonëse nuk kishte asnjë përvojë të mëparshme politike apo publike. Gjithashtu, dhëndri i vëllait të Rakipit, Sajmir Hasalla fitoi një mandat në Elbasan.

Kryetari i grupit, Taulant Balla, u mjaftua me një njoftim për mediat që përmblidhte fjalën e tij para deputetëve në mbledhjen me dyer të mbyllura.

“Nëse ka diçka që ne si familje politike dallohemi nga të tjërët, është se kurrë nuk kemi përdorur standarde të dyfishta. Qëndrimi ynë është i njëjtë gjithmonë dhe ne i respektojmë vendimet e Shteteve të Bashkuara, aleatit tonë strategjik,” thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Balla.

Në këtë mbledhje merrte pjesë edhe kryeministri Edi Rama, i cili gjithashtu ka zgjedhur heshtjen për sanksionet amerikane ndaj njërit prej aleatëve të tij në zgjedhjet parlamentare.

Përfaqësues të opozitës e konsideruan këtë heshtje të Ramës si mburojë për “non-gratat”.

“Për kë bleu vota Aqif Rakipi dhe krimi i organizuar në 25 prill? Edi Rama e di përgjigjen e kësaj pyetje, prandaj po mbron ortakët e tij në këtë krim zgjedhor, pa të cilët nuk do të ishte në pushtet,” shkroi Lulzim Basha, ish-kreu i Partisë Demokratike në Facebook.

Edhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj tha se mungesa e një vendimi nga PS “është dëshmi e pushtetit që klubi i non-gratave ka në politikën shqiptare”.

“PD e ka denoncuar kohë më parë përfshirjen e Aqif Rakipit në procesin e blerjes së votave. Ky fakt i konfirmuar dhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit nuk arriti ta bindë Edi Ramën dhe deputetët e tij se votat e blera për llogari të të birit duhet të jenë një alarm për ecurinë normale të parlamentarizmit..,” tha Alibeaj.

Departamenti amerikan i Thesarit shpalli sanksione financiare për Rakipin më 11 prill, duke e konsideruar atë me ndikim të dëmshëm dhe destabilizues në proceset politike në Shqipëri. Pjesë e sanksioneve ishte edhe pronari i televizionit Ora News, Ylli Ndroqi./ BIRN



20 Comments

    1. ju patronazhistet e tjeret hani mut tani se mbaruan sufllaqet e partise .
      pttttttttttttttttuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu ……. kurva

  1. Qendrimi i PS eshte i qarte dhe nuk ndryshon. Juve ju lumte qe vemendjen mediatike e keqperdorni ne menyre te tille dhe e fokusoni aty ku ju keni interesin dhe lini kauzat e rendesishme pa i permendur.

  2. SHIKOJINI ME VEMENDJE PATRONAZHISTET KANE TE NJEJTEN PERGJIGJE APO PRTETEKS NE PERGJIGJEN E TYRE , NUK ESHTE PJESE E PS THONE . O JU QIFSHA ROPT O KURVA ME PAGESE

  3. Ai thotë se “lufta” në PD bëhet mes një grupi ish-sigurimsash dhe një grupi që janë qejflinj ylberi.

    “Jooooo ore joooo ,nuk vihet në pushtet se pajtohen mes vetes disa ish spiunë sigurimi e ish hajdut administrate të viteve 2005-2013, me disa spurdhjak e qeflinjë të ngjyrave te ylberit.

  4. Perse nuk reagoi ambasada USA apo sekretarja e parties se punes znj.Kim?

    Ku je Kimete fol se mu dogj fasulja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *