• |
ide | kryesore

FOTO/ Fabrika “Azovstal”, kështjella që rusët nuk po marrin dot në Mariupol

Arkiva



Teksa ushtria ruse po fiton terren në Mariupol, perimetri i rezistencës ukrainase po zvogëlohet. “Kalaja e fundit” e forcave të Kievit është fabrika e çelikut Azovstal, një nga fabrikat më të mëdha metalurgjike në Evropë. Aty luftëtarët e batalionit Azov kanë ngritur barrikada. Ky batalion është përmendur shpesh nga presidenti rus Vladimir Putin kur flet për “denazifikimin” e Ukrainës.

Fabrika është një zonë me pamje nga deti me mbi 11 kilometra katrorë brenda së cilës ka ndërtesa, furra, pista dhe mbi të gjitha, e pajisur me një rrjet të dendur tunelesh nëntokësore të ndërtuara në kohët sovjetike për t’i bërë ballë një sulmi bërthamor. Ministria ruse e Mbrojtjes lëshoi një ultimatum të ri të martën që ushtarët ukrainas të bllokuar në fabrikën e çelikut të dorëzoheshin deri në mesditë.

“Mjaft me këtë rezistencë të pakuptimtë, lërini armët”, – ishte apeli i rusëve që sigurisht u refuzua nga Kievi. Përveç të mbijetuarve të batalionit Azov, në uzinë u strehuan edhe qindra civilë edhe pse këtë separatistët e Milicisë Popullore të Donjeckut e mohojnë.

Planimetria e fabrikës së çelikut e bën të tillë që të qëndrojë ende nga sulmet e pareshtura të rusëve. Tentimi për një bastisje masive do të bënte që këmbësoria ruse të paguante një çmim shumë të lartë viktimash. Luftëtarët ukrainas janë fshehur në labirinte që mund të kthehen në një kurth për rusët.

Për këtë arsye Moska mund të nisë një sulm nga ajri me qëllim shmangien e kostove njerëzore. Sipas komandantit të regjimentit Azov, Denys Prokopenko ushtria ruse tashmë ka hedhur mjaft bomba anti-bunker në fabrikën e çelikut. Javën e kaluar këshilltari i kryetarit të bashkisë së Mariupolit, Petro Andriushchenko, tha se rusët ishin gati të bombardonin Azovstal me bomba mjaft të fuqishme.

Kreu i Qendrës së Kontrollit të Mbrojtjes Kombëtare të Federatës Ruse, gjeneral koloneli Mikhail Mizintsev tha të shtunën se mbrojtësit e Mariupolit kanë mbetur pa ushqim dhe ujë dhe vetëm kundërshtimi nga autoritetet e Kievit i pengon ata të dorëzohen. Megjithtë regjimenti ka përgatitur prej kohësh mbrojtjen e fabrikës së çelikut që tashmë po e quajnë “kështjella e Azov”. ©LAPSI.al

Fortress in a city': steel plant becomes Ukrainian hold-out in Mariupol |  Ukraine | The Guardian New ultimatum for Ukrainian forces in Mariupol's Azovstal plant |  Russia-Ukraine war News | Al Jazeera Ultimatumi i ri i Moskës për luftëtarët ukrain - Syri | Lajmi i fundit Resistance in Mariupol: a steel battle between blast furnaces and tunnels  of the Soviet era - Infobae At least 1,000 civilians hiding under Ukrainian stronghold steel plant in  Mariupol- city council | Reuters

In Ukraine's war-battered Mariupol, major European steel plant damaged: 5  points | World News - Hindustan TimesRussia Bombing Mariupol Steel Plant Where Ukrainians Hiding: Commander



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *