• |
ide | kryesore

FOTO/ I kërkojnë foto e i vjedhin orën: ja “Richard Mille” prej 2 milionë euro që i fluturoi nga dora Leclerc

-Instant, Sport



E hëna e Pashkëve ishte krejtësisht për t’u harruar për Charles Leclerc: piloti i Ferrarit mbeti viktimë e vjedhjes në Darsena në Viareggio (Lucca) ku iu rrëmbye një orë me vlerë të jashtëzakonshme nga kyçi i dorës. Ora duhet të jetë një Richard Mille 67-02 e përshtatur në ngjyrat e flamurit të Monakos. Një prototip i ngjashëm vitin e kaluar doli në ankand për 2 milionë euro. Piloti ishte në shoqërinë e trajnerit të tij personal kur iu afruan me justifikimin për të bërë foto. Papritur iu rrëmbye ora nga një burrë i cili u largua me vrap.

Të dyve nuk u mbetej gjë tjetër veçse të lajmëronin karabinierët, të cilët mbërritën menjëherë duke nisur hetimet e para. Trajneri personal i pilotit, Andrea Ferrari, i cili është nga Viareggio postoi në instagram foton e vendit ku ndodhi vjedhja, një rrugë krejtësisht në errësirë dhe bëri publike atë që ka ndodhur.

Sa i përket vlerës së orës së vjedhur, ajo duhet të jetë një Richard Mille RM 67-02. Piloti nga Monaco dje, para vjedhjes, është fotografuar nga disa tifozë me orën e personalizuar me flamurin e Monakos, për të cilin është edhe ambasador. Një model unik që peshon vetëm 32 gram, duke përfshirë rripin. Vlera mbi dy milionë euro: një prototip i orës së Leclerc, në fakt, vitin e kaluar u hodh në ankand nga Only Watch për shumën prej 2.1 milionë frangash zvicerane.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *