• |
ide | kryesore

FOTO/ “Mendimet tona janë për ty”: Juventus dhe e gjithë bota e futbollit në mbështetje të Ronaldos për humbjen e të birit

-Instant, Sport



“Mendimet dhe lutjet tona janë me ty, Georginën dhe me gjithë familjen në këtë moment”. Edhe Juventusi kërkon t’i qendrojë pranë Cristiano Ronaldos dhe, duke iu përgjigjur postimit të portugezit që njoftoi vdekjen, gjatë lindjes, të një prej binjakëve të tij, ka shprehur afërsinë e tij me lojtarin dhe familjen e tij. Përveç bardhezinjve, skuadrat e tjera të CR7 e treguan menjëherë ngrohtësinë e tyre, nga Sportingu i Lisbonës te Manchester United, duke kaluar nga Real Madrid, të gjithë gati për t’iu bashkuar zisë së tmerrshme të Ronaldos.

Kanë mbërritur gjithashtu shumë mesazhe ngushëllimi nga ish-shokët e skuadrës – nga Morata te Matuidi, për të përmendur vetëm dy, por edhe Usain Bolt, Dybala, Felipe dhe Pjanic – dhe kampionë të tjerë të sportit botëror. “Miku im – ka shkruar Pele për shembull –, të dërgoj lutjet dhe dashurinë time në këtë moment të vështirë. Zoti ngushëlloftë zemrat tuaja dhe ndriçoftë çdo hap”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *