• |
ide | kryesore

Grabiti pikën e Postës në Kamëz, arrestohet autori

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia ka identifikuar dhe ka arrestuar personin i cili vodhi një sasi parash nën kërcënimin e armës në një pikë të Postës Shqiptare në Kamëz. Mësohet se në pranga është vënë një 20-vjeçar, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori.

Në momentin ku ndodhi ngjarja, brenda postës ishin vetëm dy punonjëse të cilat i kanë thënë policisë se autori i ka kërcënuar  me një pistoletë, të cilën e mbante në çantën e belit. 20-vjeçari ka thënë se do t’i vriste ato nëse nuk i jepnin shumën që kërkoi. Ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së postës, por edhe të bizneseve përreth.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *