• |
ide | kryesore

I afërmi i opozitës ruse gjendet i vrarë në Ukrainë, Navalny: E kanë ekzekutuar rusët!

-Instant, Arkiva, Lajme, Planet, Të fundit



Një i afërm i ish-kreut të opozitës ruse, Alexei Navalny, është gjetur i vrarë në një varr masiv në Bucha të Ukrainës. Gazeta gjermane Bild shkruan se ka kontaktuar me disa banorë vendas të cilët kanë arritur t’i shpëtojnë ushtrisë ruse.

Sipas medias gjermane, ata janë shprehur se kanë parë me sytë e tyre vrasjen e Ilya Navalny nga ushtarët rusë më 12 mars. Në trupin e 60-vjeçarit është gjetur dhe pasaporta e tij.

Trupi i tij i pajetë u gjet në një varr masiv në Bucha më 30 mars.

“Po ishte Ilya, një kushëri i largët e Alexei” – u shpreh Pavlo Navalny, kryeplaku i fshatit Nove Zalissya në Ukrainë.

Gjithashtu Pavlo Navalny, i cili është një kushëri i Alexeit, zbuloi një vit më parë në një intervistë për BBC se fshati Nove Zalissya ka shumë persona me mbiemër Navalny.

Ndërkohë, sipas BILD, Alexei Navalny është shprehur sot se nuk e di nëse ka lidhje gjaku me Ilya Navalny, por pavarësisht kësaj, kritiku i Kremlinit dënon aktet e Putinit.

“Të gjitha rrethanat tregojnë se ajo është vrarë vetëm sepse mbante të njëjtin mbiemër si unë. Kjo është arsyeja pse ushtarët rusë i kanë lënë edhe pasaportën në trupin e pajetë” – është shprehur Navalny në një postim në rrjete sociale.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *