• |
ide | kryesore

I akuzuar për “shpërdorim detyre”, GJKKO nis gjykimin për ish-kryebashkiakun Fatos Tushe

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Fatos Tushe, ish-kryebashkiaku i Lushnjës, i akuzuar për “shpërdorim të detyrës” kërkon gjykim të shkurtuar në Gjykatën e Posaçme. Pas kërkesës së ish-kryebashkiakut, GJKKO ka nisur gjykimin. Ky i fundit kërkoi gjykim te shkurtuar.

Të njëjtën formë gjykimi kërkojnë edhe 18 nga 20 të bashkëpandehurit e tij, ish-zyrtarë të bashkisë.

Sipas SPAK, të pandehurit kanë shkelur barazinë në tendera në procedurën e një tenderi për një kanal vaditës në njësinë Administrative Kolonjë, me vlerën vlerë 24 milionë lekë

Të pandehurit kanë dhënë në kundërshtim me ligjin për persona privatë karburant të Bashkisë Lushnje. Njëkohësisht, problematikë kanë rezultuar edhe një sërë procedurash të tjera për blerje të bëra nga bashkia Lushnje.

Si pasojë e veprimeve dhe mosveprimeve të tyre janë kryer tre procedura tenderuese fiktive, duke “shpërdoruar detyrën” dhe kualifikuar operatorë ekonomikë të paracaktuar dhe me ofertë më të lartë se garuesit e tjerë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *