• |
ide | kryesore

Kujdes! Përveç alkoolit, Policia nis testimet e shoferëve për përdorim droge (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Që prej ditës së sotme, shoferëve, veç testit të alkoolit gjatë kontrolleve të policisë, do i kërkohet të kryhet edhe testi i përdorimit të drogës.

Matjet do të bëhen me aparatin drogëtestues “AquilaScan”.

Sot policia goditi edhe rastin e parë të drejtimit të makinës nën efektin e drogës. Policia sqaron se gjatë kontrolleve policore është ndaluar drejtuesi i makinës 25-vjeçar J. Ç., të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Nisur nga ky fakt, shërbimet e Policisë Rrugore i kanë bërë testin e drogës, me aparatin AquilaScan. Pas testit, rezultoi se 25-vjeçari drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike. ©Lapsi.al 



2 Comments

  1. Shpejt jane kujtuar. Ne jemi shtet varikarsa me sorosian shushunja. Duam te hym ne BE me renacake e hajdute. Testi i droges ka 30 vite qe aplikohet ne BE sidomos kur behet aksident eshte testi i pare.

    1. Testi droges duhet te ishte aplikuar me kohe sa jete njerzish te pafajshem kane marre keta plera por zbatimi i keti vendimi mbetet nje pikepyetje e madhe ku ende ka polica qarkullimi qe korruptoen me pak leka ne Shume qytete sot testin e alkolit shume polica ta bejne nga xhepi nese fut doren ne xhep te rralle jane ata polica qe mund te ndeshkojne do zoti qe e njeta gje mos ndodhi me testin e droges.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *