• |
ide | kryesore

Ngacmoi seksualisht vajzën e mitur, arrestohet në flagrancë 52-vjeçari

Arkiva, Lajme



Policia ka arrestuar një 52-vjeçar, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.

Në pranga përfundoi shtetasi me inicialet I. Gj., banues në Divjakë, ndërkohë që materialet në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin I. Gj., 52 vjeç, banues në Divjakë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase 14 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *