• |
ide | kryesore

Rama: Për ju demokratët e Kamzës ka qenë kjo botë, ju me gurë e ne me bukë

-Instant, Arkiva, Lajme



Kryeministri Edi Rama ishte sot në Valias, ku mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të shtëpive të reja. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë nuk i kurseu batutat me qytetarët, sidomos me ata demokratë.Rama iu drejtua duke i thënë se “për ju demokratët e Kamzës ka qenë kjo botë”, ndërsa i kujtoi se apartamentet qe do te marrin sot do ti kenë falas dhe janë prona e tyre e paluajtshme.

“Më vjen shumë mirë që ne sot çelin dyert për një pjesë të konsiderueshme të familjeve që do strehohen në këtë lagje të re. Së shpejti edhe për pjesën tjetër.

Sic shihet, pjesa më e madhe e punës edhe në anën tjetër ka përfunduar, janë vetëm detajet e fundit për apartamentet ndërkohë që do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me kryetarin e bashkisë për të kompletuar anën e jashtëm me parqet dhe me këndet sportive, si dhe me këndet e lodrave, edhe me gjithë infrastrukturën e nevojshme për gjyshërit dhe gjyshet. Këto godina përbëjnë një shembull të bukur për të ndërtuar jo vetëm një jetë familjare por edhe komuniatare në kushte mjaft të mira.

Të gjitha këto apartamente janë tuajt, falas, janë pronë e patundshme e familjes tuaja. Kjo vlen për të gjithë ju, edhe për shumicën që janë demokratë, që duken 4 orë larg. Nuk humbni gjë po të qeshni me gjithë zemër, sepse shtëpi po merrni nuk po merrni shkelm që të ikni nga shtëpia.

Nuk është faji im që ju prisnit nga tjetër kush dhe jua bëri tjetër kush. Për ju demokratët e Kamzës ka qenë kjo botë, se ju vu kundër, në vu kopshte, çerdhe, shtëpia. Kështu që ju me gurë dhe në me bukë. Nuk na vjen keq sepse gurët tuaj na bëjnë mirë, na bëjnë më të fortë edhe ju buka ju bën më të fortë dhe të dy palët ecin bashkë.

Akoma më shumë rëndësi ka që fëmijët e vegjël, këta të vegjlit fare se ata që janë midis i keni prishur që tani se bërtasin Rama ik, por këta të vegjlit fare të jenë në kushte optimale”, tha Rama.

Me batuta, kreu i qeverisë tha se do ta kthejë zonën e Kamzës në një atraksion edhe për turistët e huaj, teksa shton se me Partinë Demokratike, banorët e këtij qyteti ndiheshin të huaj në vendin e tyre.

“Ky është një program që është ndërtuar për të qenë një program i barabartë për të gjithë, pavarësisht bindjeve, prejardhjes, pavarësisht gjithçkaje. Është një program tamam për të gjithë si njerëz, si qytetar të barabartë. Këtë lloj programi, më vjen keq për demokratët, e bën vetëm PS. Ju jeni hudhra pasi nuk na merr dot njeri më sysh. 21 gropa kemi gjetur në rrugë, 21 kopshte dhe shkolla kemi bërë këtu. Një kopësht që kemi bërë këtu, mori dhe një çmim për kopshtin më të bukur të ndërtuar në Europë.

Avash avash do i bëjmë të gjitha, dhe kjo lagje do jetë model për të gjithë, kjo është një tjetër fjalë e mbajtur, ne vazhdojmë punën pasi ka një tjetër pjesë të banorëve në Durrës dhe Tiranë që presin. Janë ata që presin më gjatë pasi dhe ndërtimet përkatëse hanë më shumë kohë. Janë një sërë godinash shumë të rënduara nga goditja e tërmetit në Durrës që kërkojnë një rikonstruksion më të thellë.

Deri kur familja e fundit do të ketë hyrë në shtëpi, ne do vazhdojmë pa ndërprerje punën, me të gjitha vështirësitë. Është shumë e rëndësishme që ky program të mbyllet si histori suksesi. Përveç atyre që humbën jetën, të gjithë që u prekën më keq, të dalin më të fortë se sa përpara se të binte tërmeti.

Gjithë kjo zonë është një vlerë e patundshme, dhe është vlerë më e madhe se sa ajo që humbën. Do vijë ajo ditë që dhe turistët do vijnë këtu në Kamëz.

Me PD-në ju dukej vetja si turistë që kishit humbur në këtë qytet. Për ne nuk jeni të ndarë, i shohim të gjithë njësoj, duam që të gjithë të keni siguri dhe përkujdesje. Duam që zhvillimi të vijë për të gjithë. Ne nuk e bëjnë për vota këtë. Zgjedhjet mbaruan tani, dhe me sa kujtohem unë, u rrafët prapë.

Dhe do rrifeni prapë. E dyta ne nuk kemi asnjë problem që ju këtu të bëni fitoren e vogël me atë humbjen e madhe. Të shohim kush do jua shtojë zoti inatin, mua apo juve.

(Ndërhyn një qytetar)

Janë mësuar që flasin dhe thotë e kam këtu fjalën. Ty të ka vënë Rakipi të lavdërosh Rakipin. Ti s’je i PD-së. Më vjen keq se je në minorancë këtu. Për demokratët është kjo që po them. Siç e dini dhe ju, ne demokratët e Kamzës i kemi shumë merak. Edhe për pjesën tjetër, se mirë këto godinat janë pjesë e programit të rindërtimit, ndërkohë që kjo qeveri e poshtër vijon t’ju paguajë dritat. Diferenca e çmimit që qeveria paguan është më e madhe se vetë çmimi që ju paguani. Kjo nuk bëhet me asnjë dallim. Duam që të gjithë të ndihemi bashkë, qoftë me marrjen e një mbështetje” – tha Rama.



1 Comment

  1. Sa here i ke vjedh ti ato apartamente o hajdut? E mos u mburr se jane parate e shqiptareve jo te tuat o halè. Pa le; ..ju hajdutet me buke e ata me gure…. Ku te gjeje tu kapnin me gure, ke 9 vjet qe vjedh, pa fut ne hsap 20% kur ishe hajduti i bashkise.. mut. muti!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *