• |
ide | kryesore

Shoferët i nënshtrohen testit të drogës, arrestohet një 25-vjeçar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Për herë të parë në Shqipëri shoferët i janë nënshtruar testit të drogës. Blutë e kryeqytetit njoftojnë se një 25-vjeçar është arrestuar pasi rezultoi se drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike. Policia sqaron se gjatë kontrolleve policore është ndaluar drejtuesi J. Ç., 25 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit J. Ç., për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *