• |
ide | kryesore

SPAK: E dashura e Moisi Habilajt tha se ministri Tahiri e ndihmoi disa herë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Prokuroria e Posaçme kërkon rigjykimin e Saimir Tahirit dhe dënimin e tij në Gjykatën e Apelit për trafikim narkotikësh dhe pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal të vëllezërve Moisi e Artan Habilaj. Prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Prençi theksojnë në rekursin e paraqitur në Gjykatën e Lartë, se Apeli ka interpretuar gabim ligjin dhe provat në vendimin e dhënë më 4 shkurt të këtij viti duke e dënuar Saimir Tahirin me 3 vjet e 4 muaj heqje lirie vetëm për veprën penale “shpërdorim detyre”, në një kohë që akuza kishte kërkuar 12 vjet heqje lirie.

Sipas prokurorëve, është provuar se Saimir Tahiri ka mbajtur komunikim të vazhdueshëm me kushërinjtë e tij Artan e Moisi Habilaj gjatë kohës që ata kanë trafikuar sasi të mëdha droge nga Shqipëria drejt Italisë.

Si shembull prokurorët paraqesin faktin se Artan e Moisi Habilaj kanë kryer shërbime ndaj Saimir Tahirit dhe familjes së tij në rastin e udhëtimeve në Greqi në gusht 2014 dhe riparimin e mjetit lundrues të përdorur “Auras”, në shtator 2014.

Në këtë rast sipas prokurorisë është angazhuar vetë Moisi Habilaj.

Një tjetër fakt sipas akuzës është përdorimi nga Saimir Tahiri dhe bashkëshortja e tij, i makinës me targa AA 003 GB edhe pasi ajo ishte shitur tek Artan Habilaj, si dhe fakti se për dy vite, mjeti është përdorur dhe leja e qarkullimit nuk ishte rifreskuar. Heqja e emrit të Tahirit nga leja e mjetit është bërë vetëm pas publikimit në media të dëshmisë së Dritan Zaganit.

Prokuroria evidenton numrat e përbashkët telefonikë dhe përgjime që tregojnë komunikimin e vazhdueshëm të familjes së Saimir Tahirit me Moisi Habilajn.

Ky i fundit përmend në përgjime rroba dhe bizhuteri të blera si dhurata për Tahirin dhe familjarët. Prokurorët përmendin edhe dëshminë e shtetasit italian Antonio Riela, i cili ka pohuar se Moisi Habilaj e qetësonte duke i thënë se një person i rëndësishëm në Shqipëri e mbronte dhe e lejonte të eksportonte sasi të mëdha marijuane.

Në rekurs evidentohet edhe dëshmia e të dashurës së Moisi Habilajt, një punonjëse policie, e cila ka thënë se partneri iu kishte thënë se Saimir Tahiri e kishte ndihmuar në disa raste pa i treguar konkretisht pse.

Sipas prokurorisë nga viti 2013 deri në 2015, Moisi Habilaj ka dërguar në Itali ngarkesa të mëdha me kanabis, të siguruara nga mosveprimi i Policisë së Shtetit dhe kryesisht Policisë së Vlorës, që drejtohej nga Jaeld Çela, ku kultivimi i bimës narkotike ishte kthyer në aktivitet krihminal masiv që nuk luftohej.

Në dosje prokuroria përmend faktin se parcelat me kanabis për llogari të Habilajve ose nuk prekeshin, ose policia bënte sikur i asgjesonte dhe bimët e padjegura merreshin pas largimit të forcave të rendit dhe trafikoheshin drejt Italisë.

Sipas akuzës, Saimir Tahiri nuk ka firmosur asnjë kërkesë për përgjimin apo hetimin e grupit Habilaj, ndërkohë që parcelat e tyre me drogë ishin filmuar edhe nga misionet e Guardia di Finanza.



5 Comments

  1. Turpe pa fund te rilindjes.
    Film me metrazh shume te gjate.
    Kumbari nuk eshte dje para mafjes me emerin rilindje.

  2. Ndër veprimet e para që bëri Spahia i parë ishte largimi nga detyra i të gjithë drejtuesve të ndermarrjeve dhe institucioneve të rrethit. Shkodra kishte aso kohe 81 qendra pune e prodhimi, duke filluar nga më e rëndësishmja, Uzina e Telave dhe Kabllove, në të cilën porsa ishin montuar makineri moderne austriake dhe që tregtonte thuajse në 100 vende të botës, deri në fabrikat më periferike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *