• |
ide | kryesore

U dënua me 17-vjet burg për mashtrim, Bechetti ankimon vendimin

-Instant, Lajme, Planet, Të fundit



Biznesmeni italian Francesco Bechetti, i dënuar me 17 vite burg për mashtrim ka ankimuar vendimin e Shkallës së Parë duke kërkuar pafajësinë.

Mësohet se ankimimin e kanë dorëzuar edhe të pandehurit e tjerë.

Çështja pritet të regjistrohet në Gjykatën e Apelit, ku ndodhen edhe dy dosje të tjera të Beçhetit, të viteve 2018 dhe 2020 në pritje për shqyrtim.

Ndërkohë kujtojmë se në shkurt të këtij viti Gjykata ka dënuar me 17 vite burg biznesmenin italian Francesco Bechettin, pasi trupa gjyqësore ka vërtetuar se ai kishte ngritur një skemë të mashtrimit me TVSH dhe pastrim parash.

Bechetti u akuzua për 4 vepra penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikim Dokumentesh”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.



1 Comment

  1. Na e shpifet me kete te berit “lajm” te cdo brockulle nga kjo mejhana e partise. Mjafton nje permbledhje ne fund dhe ajo eshte e tepert per kete rast. Mos u beni megafone te partise dhe patronazhisteve. E kuptojme qellimin e klikimeve dhe fitimeve, po duhet te keni dhe etike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *