• |
ide | kryesore

Video/ Tris në derbi, Inter finalisti i parë: dygolësh i Lautaros, Milanit i anullohet goli, pastaj e vulos Gossens

-Instant, F1, Sport, Video



Interi është finalisti i parë i Kupës së Italisë 2021/22. Në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales, zikaltrit e Simone Inzaghit fituan derbin duke mposhtur Milanin 3-0, pasi ndeshja e parë kishte përfunduar 0-0. Vendosi një dygolësh i Lautaro Martinez dhe goli i parë me fanellën e re i Gosens. Avantazhi i argjentinasit erdhi pas vetëm 4′ me një goditje fluturimthi që mundi Maignan. Reagimi i Milanit nuk çoi në gol, ndërsa Martinez gjeti të dytin personal me kundërsulm në minutën e 40. Në pjesën e dytë Milanit iu anulua goli i Bennacer, përpara se Gossens të fiksonte trisin në fund të ndeshjes. Për Interin në finale, përballë do të jetë fituesi i përballjes së dyfishtë mes Juventusit dhe Fiorentinës.

Në derbin e katërt të sezonit, Interi mori një fitore të pastër dhe përfundimtare në Kupën e Italisë ndaj një Milani, i cili edhe në gjysmën e parë të pjesës së dytë e vuri në vështirësi të madhe një kundërshtar që shfaqej superior në përgjithësi. Vendosi një dygolësh i shkëlqyer i Lautaros në pjesën e parë dhe qershinë mbi tortë ishte e Gosens në finale. Zikaltrit festuan para 74.508 shikuesve (për një arkëtim rekord prej 4.156.710 euro për Kupën e Italisë), por Milani tregoi shumë krenari në pjesën më të madhe të pjesës së dytë. E pa anulimin e golit të Bennacer për 1-2 e mundshëm, kushedi se çfarë finale ndeshje do të ishte parë në San Siro. Cfarë ndikimi psikologjik do të ketë ky 3-0 në sprintin e kampionatit, do ta tregojë koha. Sigurisht që Milanit do t’i duhet të gjejë kompaktësinë prapa – nuk kishte pësuar gol prej 7 ndeshjesh, seri që filloi pikërisht në derbin e 1 marsit – ndërsa pas suksesit në shtëpinë e Juventus, Interi është rikthyer të prodhojë futbollin që dominoi kampionatin në fund të vitit 2021.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *