• |
ide | kryesore

Adriana Matoshi kritikohet për veshjen gjatë seancës parlamentare

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktorja njëkohësisht edhe deputetja e Kosovës, Adriana Matoshi trazoi rrjetin me veshjen e saj gjatë seancës së djeshme në parlamentin e Kosovës.
Ajo u paraqit në seancë e veshur me triko me kapuç dhe atlete, të cilat i kishte kombinuar me një fund.

Për veshjen e Matoshit, pati shumë reagime. Në ketë situatë, ajo bëri një postim për këtë në Facebook, duke thënë se veshja nuk e bën as deputete të mirë e as të keqe dhe se mbi të gjitha ajo është artiste.

“Për miqtë gazetarë, që po kërkojnë prononcim për veshjen time në Kuvend!

Sinqerisht, më me dëshirë kisha marrë pyetje për sukseset e kësaj qeverie, për rikthimin e shkëlqimit të skenës kulturore etj. etj.
Por, unë nuk kam as mundësi që të zgjedh pyetjet, njëjtë siç askush nuk ka mundësi të vendosë qysh unë vishem në Kuvend.

Veshjet e mia gjithmonë janë artistike, pasi unë, mbi të gjitha, jam artiste, dhe ashtu do të mbetet përjetësisht!

Shijet janë relative, por edhe individuale. Veshja nuk më bën as deputete të keqe, as të mirë. Unë po e luaj riolin tim si deputete, për çfarë jam votuar. Kjo ka rëndësi!

Por, edhe një gjë e kam pritur: më shumë mbështetje nga gazetaret.

Jam shumë e lumtur që jetoj në një kohë kur gratë në të gjithë botën e mbeshtesin fuqishëm njëra – tjetrën, në çdo rrethanë, në çdo situatë.

Gratë e Kosovës, pa përjashtim, duhet që sa më parë ta kuptojnë këtë trend të rëndësishëm dhe kaq të nevojshëm për njerëzmim dhe të bëhen pjesë e forcimit të gruas. Ndërsa për ata që ofendojnë, tashmë jam rexhur!”-ka shkruar ajo.

Të shumta kanë qenë edhe komentet nga qytetarët në postimin e saj. Në mesin e atyre të cilëve kanë komentuar, është edhe reperi Gramoz Aliu, i njohur për të gjithë si Mozzik, i cili ka një sygjerim për deputeten e vendit të tij.

Ai e ka gati çfarë duhet të veshë Adriana në seancën e rradhës, një palë taka futbolli.

“Heren tjeter shoqja ime mbathi keto. Per respektin per femrat qe luajne Futboll”,-ka qenë komenti i Mozzik.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *