• |
ide | kryesore

Del VIDEO/ Si u kërcënua me armë ish-polici në Shëngjin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e shtetit njoftoi se u vu në lëvizje menjëherë pas marrjes së njoftimit së në një lokal në Shëngjin, 2 persona ishin konfliktuar me një tjetër si dhe e kishin kanosur atë me pistoletë.

Blutë e Lezhës njoftuan se u bë i mundur identifikimin dhe kapjen e 2 autorëve të dyshuar: Eris Muça, 29 vjeç dhe Eugerto Selmani, 25 vjeç, banues në Shëngjin, të cilët u gjetën në një banesë.

“Pas kontrollit në banesë dhe kontrollit fizik të tyre u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një dorezë metalike (shtetasit Eugerto Selmani) dhe një armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë (shtetasit Eris Muça), e cila dyshohet të jetë pistoleta e përdorur për kanosjen e shtetasit Gj. M., për motive të dobëta.

Në vijim të veprimeve, Muça dhe Selmani u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”, “Kanosja” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” – thuhet në njoftimin e policisë. Dosja i kaloi Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *