Maria Sharapova është në pritje të ëmbël. Ish-numri 1 i tenisit botëror, që u tërhoq nga sporti në shkurt të vitit 2020, njoftoi se është shtatzënë me fëmijën e saj të parë, pikërisht në ditëlindjen e saj të 35-të. “Një fillim i mrekullueshëm! Ngrënia e një torte ditëlindjeje për dy ka qenë gjithmonë specialiteti im”, ka shkruar siberiania e bukur në llogarinë e saj në Instagram, duke e shoqëruar me një fotografi të saj ku duket barku i rritur.
Sharapova është e fejuar që nga dhjetori 2020 me biznesmenin britanik Alexander Gilkes. Sharapova ka fituar pesë tituj Grand Slam (Australian Open 2008, Roland-Garros 2012 dhe 2014, Wimbledon 2004 dhe US Open 2006).
View this post on Instagram