• |
ide | kryesore

Frontex: Rritet numri i emigrantëve që përpiqen të hyjnë në BE

-Instant, Arkiva, Planet



Numri i emigrantëve që u përpoqën të hynin pa autorizim në Bashkimin Evropian në tre muajt e parë të këtij viti është rritur në nivelin më të lartë që nga viti 2016, pa llogaritur refugjatët që vijnë nga Ukraina, njoftoi Agjencia Evropiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare (Frontex).

Agjencia vlerëson se në tre muajt e parë ka pasur më shumë se 40.300 kalime të paligjshme në BE, që është 57 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Frontex raportoi se numri i përpjekjeve për hyrje të paautorizuar në Evropë përmes Ballkanit Perëndimor u dyfishua në tremujorin e parë të vitit 2022, me më shumë se 18.300 kalime të zbuluara. Shumica ishin sirianë dhe afganë.

Sipas të dhënave të tyre, numri i emigrantëve që përpiqen të arrijnë në Britani nëpërmjet kanalit La Manche është trefishuar në tre muajt e parë të këtij viti krahasuar me vjet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *