• |
ide | kryesore

Goli i anulluar Milanit/ Mariani aplikoi rregulloren, Cesari ka dyshime: “Portieri e sheh topin”

-Instant, Sport, Video



Një episod i destinuar të shkaktojë shumë diskutime, ai që ndodhi rreth minutës së 20 të pjesës së dytë, në derbin e Kupës së Italisë mes Interit dhe Milanit: në zhvillimin e një këndi në favor të kuqezinjve, Bennacer godet fluturimthi duke lënë Handanovic të palëvizshëm për golin që do të kishte ngushtuar distancën në 2-1. Zikaltrit protestuan për një prekje me dorë nga Tomori, por pamjet tregojnë qartë se anglezi ka përdorur gjoksin. Mariani, megjithatë, priti konfirmimin, pasi në momentin e goditjes Kalulu ishte përtej vijës mbrojtëse të kundërshtarit. Arbitri i ndeshjes u thirr në monitor nga VAR për të vlerësuar nëse pozicioni jashtë loje është aktiv apo jo dhe pas një rishikimi të gjatë ai vendos që francezi është në rrugën e topit në momentin e goditjes dhe, për rrjedhojë, mund të ketë ndikuar te Handanovic: gol i anuluar.

Graziano Cesari në anën tjetër ka mbetur plot dyshime, pavarësisht interpretimit të rregullores nga arbitri. Në moviolën e bërë prej ish-arbitrit në Canale 5, ai ka shpjeguar: “Vrapimi i Kalulu është horizontal, por Handanovic e sheh topin të niset, më shumë se çdo gjë tjetër janë lojtarët e Interit që pengojnë shikimin e tij. Është një pozicion jashtë loje subjektiv, i interpretueshëm: kam shumë, shumë dyshime”.

https://www.youtube.com/watch?v=yQ2DYAZ3-rk



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *