• |
ide | kryesore

Skandali i patronazhistëve në raportin e Freedom House, liria e medias në rrezik

-Instant, Kryesore



Raporti i fundit i publikuar nga organizata “Freedom House” vlerëson se pavarësia e shtypit ka ngelur në vend numëro krahasuar me një vit më parë, duke u vlerësuar me 3.5 pikë. Duke e konsideruar vitin 2021, tejet sfidues për gazetarët por edhe për vetë themelet e demokracisë në Shqipëri, “Freedom House” përmend specifikisht skandalin e rrjedhjes së të dhënave personale të publikuara nga Lapsi.al, i cili pas botimit të lajmit u përball me një hetim agresiv nga SPAK. 

 

Freedom House mbi serverin e patronazhistëve të PS-së të publikuar nga Lapsi.al

Një rëndësi e veçantë në dokumentin e lëshuar nga organizata, që kryen kërkime dhe avokim mbi demokracinë, lirinë politike dhe të drejtat e njeriut, i kushtohet lajmit të publikuar nga Lapsi.al ku zbulohej grumbullimi  i të dhënave personale të mijëra qytetarëve shqiptarë dhe survejimi i tyre nga patronazhistët. Shkelja flagrante, e cilësuar nga shumë media europiane si një ‘Big Brother’ gjigand, u organizua nga partia në pushtet për qëllimet e saj elektorale.

Këto të dhëna, që përpunoheshin dhe përdoreshin nga Partia Socialiste, përmbanin informacione personale të 910,000 qytetarëve. Çka e bën edhe më alarmante, duke iu referuar edhe raportit, është fakti që këto të dhëna ‘vileshin’ nga një portal qeveritar, që ofron shërbime publike (e-Albania).

“Disa gazetarë dhe reporterë u përballën me ngacmime në vitin 2021, përfshirë Andi Bushatin dhe Armand Shkullaku të Lapsi.al pas ekspozimit të “sistemit të patronazhit” dhe keqpërdorimit të të dhënave personale të Partisë Socialiste. Gazetarët u përballën me presion dhe pajisjet e tyre u sekuestruan nga SPAK, duke vënë kështu burimet e tyre në rrezik serioz”, citohet nga teksti i “Freedom House”. 

Siç konstatohet në raport, Partia Socialiste fillimisht e mohoi ekzistencën e kësaj baze të dhënash, por kryeministri Rama më vonë e pranoi se partia e tij, që nga viti 2009, kishte mbajtur një bazë të dhënash të brendshme, duke mbledhur informacione derë më derë, në kuadër të të ashtuquajturit “sistem i patronazhit”.

 “Freedom House” thekson se shkeljet në këtë drejtim dhe pasojat tregojnë se Shqipëria nuk i ka marrë ende seriozisht ligjet e saj për mbrojtjen e të dhënave personale. Edhe më tepër keqardhje, lexohet ndër rreshtat e raportit për faktin se mbi këtë çështje nuk u nis asnjë hetim, ose mbi mënyrën se si partitë politike i sigurojnë, apo trajtojnë të dhënat personale të qytetarëve.

 

Liria e mediave në Shqipëri 

Raporti, kësisoj, del në përfundimin se media në vend është pjesërisht e pavarur. Aty thuhet se shumica e pronarëve të medias i përdorin platformat e tyre mediatike për të lobuar tek qeveria dhe partitë politike.

“Rreth tetë persona kontrollojnë pjesën më të madhe të tregut mediatik në Shqipëri dhe i përdorin këto platforma për të lobuar për interesat e tyre dhe për të mbajtur lidhje të ngushta me partitë politike. Ato (mediet) gjithashtu mbështeten në shantazhimin, ose diskreditimin e personave, që flasin kundër interesave të tyre, ose partive politike, që ato mbështesin”, shkruhet në raport.

 

Demokracia në Shqipëri e dominuar nga politika partiake klienteliste

Në raport po ashtu thuhet se Shqipëria futet në ato vende ku institucionet demokratike janë të brishta dhe ku ekzistojnë sfida thelbësore për mbrojtjen e të drejtave politike dhe lirive civile. Sipas “Freedom House” qeverisja është e dominuar nga politika partiake klienteliste. Zgjedhjet shpesh dëmtohen nga blerja e votës, manipulimi me votat dhe mangësi të tjera. Po kështu, raporti vlerëson se shoqëria civile vuan nga financimi i pamjaftueshëm dhe mospërfshirja e duhur në konsultimin e politikave, siç kërkohet me ligj. Sa i takon korrupsionit ai vazhdon të jetë ende i përhapur, duke shkaktuar mosfunksionim në degë të ndryshme të qeverisë. ©Lapsi.al

 



16 Comments

  1. Pse kush liri tjeter nuk eshte ne rrezik ne kete vend te mbizoteruar nga krimi , lakmia e babezia e te gjatit tone ?
    Une tashme nuk mendoj se jemi ne rrezik , i gjati ine tashme ka shkaterruar gjithçka njerezore , morale dhe institucionale qe sjell progres te shumices dhe te vendit . Sa kohe qe do drejtohemi nga krimi dhe injoranca me pushtet per aq kohe gjerat do te perkeqesohen .

    1. prit se do vije astriti te thote qe cdo gje eshte ok, dhe po qe se nuk eshte ok fajin e ka saliu

      ka axhenda te tjera per shqiperine, , rama psh do me bo leke se ajo i intereson dhe pushteti asgje tjeter

      serbise i intereson nje vend i dobet, i braktisur

      globalisteve nderkombetare u intereson nje shtet i sunduar nga njeri prej tyre, nje shtet me pak tradicional europiano-ballkanik i pavarur , nje hap me para per qeverine boterore

      spo i hyjme interesave idiote te brendshme sepse jane rrjedhoje e axhendave te te tjereve

  2. YMER GELBAZA KELLIRA JA FUT KARIN NE BYTH FRROK CUPIT CARLO BOLES BOLINO DHE KOL SALLAKU SKYPE-s thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA JA FUT KARIN NE BYTH EDI RAMES ALEXANDER VUCIC DHE REXHEP ERDOGANIT

  3. Nuk ka nwvoje per OJQra te Soros qe bejne sikur raportojne per demokraci.
    Si kane mbet ne vend numuro Liria kur ne vend sundon diktatura e e Soros?
    Te ciles i mbivendoset diktatura personale e kryeaventurierit VIP?

  4. Evi Kokalari, mbështetja e vetme “amerikane” për Sali Berishën, shkruan se Shqipërinë për 80 vjet e kanë drejtuar kriminelët dhe të korruptuarit.

    “Si ka mundësi që ne shqiptarët kemi 80 vjet që lejojmë të sundohemi nga kriminelët dhe korrupsioni?Ju media e lire kerkoni qe tju digjet redaksia si beri salihu me koha jone dhe pastaj te mos flisni me

  5. YMER GELBAZA JA FUT KARIN NE BYTH KRESHNIK SPAHIUT DHE MUHAMED VELIUT thotë:

    YMER IK FUTJA KARIN NE BYTH ENDI FUGES DHE DRITAN HALE’s

  6. Po u ankuat dhe per lirine e medias ju marrte mortja se ate liri e keni perdhunuar ju mediat sa ju ka dashur qejfi. I keni mbushur portalet me fake news dhe keni krijuar idene se ju mungon lirija.

    1. Ik lexoje te faqja e Freedom House o bole analfabet i Rilindjes!!! Edhe toka e rrumbullaket eshte per ty… Me pare ishin 100-it me Certificate ISO te xhaxhi, si ask und tjeter!! Tani Jane @patronazhisti ose @qeveriaqeduam! 🤣🤣🤣

  7. Para tetë muajsh, në shtator, u kapën për Amerikën. Sot e kësaj dite shqyhen për fyti po për Amerikën. Kanë lëshuar buritë e brirët se kush ka më shumë njerëz (dmth buburreca njerëzore) se tjetri. Njëri thotë kam marrë selinë, tjetri ‘nuk të jap vulën’. Gjykata bën përshesh për të dy palët. Ilir Meta, presidenti, qëndron në ‘qymez’ dhe i bie bilbilit në lojën e këtyre: ‘Eeej, mos e prekni Saliun…, ti Lul tradhtari mos e prek!’. Po ky për vete çfarë pret? Të dalë nga zyra dhe të marrë PD-në. Apo të sulmojë Amerikën?…Shpellkari t i ores 13:11 si gjithmone ne kohen e duhur dhe vendin e duhur duke lepire bythen e zgjebosur te serbit salih karaxhic berisha

  8. Ky pa emri i ores 15:37 eshte i zakonshmi Ethem Lalaj, nje ish-Kapterr i kohes Dulles nga katundi i Mehmet Shehut (sot Partonazhist i Rames) qe Kari i Shpellareve nuk i shqitet nga goja se ja kane rrasur ata, Shpellaret, deri ne gurrmaz dhe ky e mba si gernete. Ka detyre partie te kopjoje ketu Mero Qero Bazen, si keto qe ka zhgarravitur ne ora 15:37.
    Meshirojeni, ketij bythen ja kane shkallmuar, familjen ja kane degjeneruar dhe eshte nje Kopjac i pa paguar.

  9. Asgjë nuk ka ndryshuar nga projekti i Skavicës, përveç faktit se që nga koha që e premtonte Berisha dhe derisa po bëhet realitet, Berisha ka kaluar nga kryeministër në “person non grata” familjarisht nga SHBA. Dhe ky ndryshim e ka bërë atë tanimë një kundërshtar të madh të këtij projekti, vetëm se ai po zbatohet nga një kompani amerikane.

    Dhe të mendosh që fjalimin e mbante para disa ish- klientëve të vet, që u ka dhënë licenca për të shkatërruar me HEC-e të vegjël parqe kombëtare si Valbona, e kupton dhe më qartë se pse SHBA është arsyeja e vetme që ai kishte dalë të mallkonte investimet e reja në energji, që orientohen nga një lidhje më e fortë me SHBA.

  10. Me sa duket Saliu nuk heq dore nga drejtimi i Foltores me komuniste e kriminele, me bije e bija komunistesh e gra kriminelesh.

    Pikerisht ketu qendron skandali.

    Ne kete dege kryetare per Foltoren nga grupi i shkaterrimit te PD eshte emeruar nga Saliu dhe grupi i tij Onelda Gjin Zefi, e bija e nje ish- punonjesi te Sigurimit te Shtetit ne kohen e diktatures nga Puka, ku me firmen e te atit Gjin Zefit jane burgosur e internuar me qindra persona te asaj zone.

  11. sovranistet’ nga cepani dhe vicidoli , dy kusare dhe kriminele ordinere , megjithe te zezat qe i kane bere vendit , jetojne te pa trazuar ne gjirin e lalezit ! Keta muter , as kryetare koperativash , s’do ishin te zotet te benin ne vendet nga vine! Sa per ate adriatikun apo kafsharin e plepave , po e ‘vuan denimin’ duke bredhur Evropen me leket e korrupsionit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *