• |
ide | kryesore

Loja për Presidentin/ Sot nisin takimet mes mazhorancës dhe copëzave të opozitës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Taulant Balla do të takohet ditën e sotme me kreun e grupit të Aleancës për Ndryshim Fatmir Mediu në kuadër të procesit të konsultimeve për zgjedhjen e presidentit.

Takimi do të mbahet në orën 16:00 në kryesinë e Kuvendit.

Sot PS kishte thirrur në takim të gjithë krerët e grupeve parlamentare, por PD shtyu mbledhjen e saj për paraditen e nesërme.

Lexo më tej: Show për Presidentin, socialistët propozojnë 67 emra 

Kjo në shenjë solidariteti me deputetin Luçiano Boçi i cili humbi babanë një ditë më parë ndërsa përcjellja e tij për në banesën e fundit do të bëhet pikërisht në orën 16:00.

Partia Demokratike nuk është shprehur ende për çështjen e presidentit. Kreu i grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj njoftoi dje se do të dalin me një qëndrim të përbashkët në përfundim të mbledhjes së grupit.

Lexo më tej: Nga zarfi tek vota në emailin e PS/ Si po degradon caktimi i presidentit të ri 



4 Comments

  1. Konsultimi me opoziten eshte akti i fundit i komedise qe Rama po luan me te prej 1 viti.
    Pasi e denigroi, e percau, e talli duke cuar policine e forcat speciale me 8 janar ne mbrojtje te Bashes e nje grushti njerezish te blinduar paturpesisht, po luan demokratin.

    KM qe ka ne grushtin e tij gjithe institucionet, prej kohe pati bere te ditur se kete here Presidenti do te jete socialist. Kjo jo vetem per te komanduar edhe Presidencen, por edhe sepse socialistet na 30 vjet kane zgjedhur vetem 2 Presidente, Mejdanin dhe Meten. Te gjithe te tjeret kane qene te zgjedhur nga PD.

    Ne keto kushte procedura e konsultimeve behet komike dhe sherben si fasade demokracie ne Shqiperine qe institucionet nderkombetare e vleresojne hibride.

    Perse ka nevoje opozita 3 a 4 paleshe te marre pjese ne te formalisht?

    Per shkak se eshte ende e coroditur, e urdheruar, apo per t’i sherbyer Rames si fasade?

  2. Hapa dollapa kush eshte fshekur mbrapa…………………… , dil se te kapaaaaaaaaaaaaaaaaaaa ………….
    uuuuuuuuuuuuuuuuu ……….qenka taopalla

  3. Para tetë muajsh, në shtator, u kapën për Amerikën. Sot e kësaj dite shqyhen për fyti po për Amerikën. Kanë lëshuar buritë e brirët se kush ka më shumë njerëz (dmth buburreca njerëzore) se tjetri. Njëri thotë kam marrë selinë, tjetri ‘nuk të jap vulën’. Gjykata bën përshesh për të dy palët. Ilir Meta, presidenti, qëndron në ‘qymez’ dhe i bie bilbilit në lojën e këtyre: ‘Eeej, mos e prekni Saliun…, ti Lul tradhtari mos e prek!’. Po ky për vete çfarë pret? Të dalë nga zyra dhe të marrë PD-në. Apo të sulmojë Amerikën?…Salihu dergoje mediun e tij per bisedime

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *