• |
ide | kryesore

Netflix: Kush u tregon miqve fjalëkalimin do paguajë më shumë

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks



Netflix njoftoi se duke filluar nga viti i ardhshëm do të tarifojë përdoruesit që ndajnë fjalëkalimin e llogarisë së me familjarë të tjerë. Abonentëve do t’u kërkohet të paguajnë më shumë nëse shtojnë anëtarë që nuk jetojnë me ta për të ndarë llogarinë. Së fundmi u zbulua se muajin e kaluar gjiganti i transmetimit po testonte tarifat shtesë në Kili, Kosta Rika dhe Peru.

Përdoruesit që ndajnë fjalëkalime detyrohen të paguajnë 2,7 USD më shumë përveç tarifës së tyre mujore të abonimit. Netflix tha se do të zgjerojë testimin edhe në vende të tjera, përfshirë SHBA-në. Kompania tha se do të vazhdojë tarifën e re gjatë 12 muajve të ardhshëm.

Nuk është e qartë se si Netflix do të zbulojë ndarjen e fjalëkalimit ndërmjet anëtarëve të një familjeje. Edhe aktualisht përdoruesve u ndalohet të ndajnë llogarinë e tyre me ata jashtë familjes, por Netflix deri tani ka kohë që ka bërë një sy qorr.

Netflix tha se duhet ta frenojë këtë fenomen në mënyrë që të mund të vazhdojë të investojë në marrjen e shfaqjeve apo filmave të rinj me buxhet të madh. Me rritjen e abonimeve, shumë prej tyre nuk do të jenë të kënaqur me perspektivën për të paguar më shumë.

Muajin e kaluar, Netflix e rriti abonimin në Britaninë e Madhe. Në janar, çmimi u rrit edhe në SHBA dhe Kanada. Netflix po kërkon mënyra për të rritur të ardhurat pasi abonimet u rritën në qiell gjatë karantinës së Covid-19. Por rritja e kostove të abonimit dhe konkurrencës nga kompani si Amazon Prime dhe Disney+ po e japin efektin e tyre.

Të martën, Netflix zbuloi se kishte humbur abonentë për herë të parë në një dekadë. Netflix e mbylli tremujorin e parë të këtij viti me 221.6 milionë abonentë. Kompania fajësoi pezullimin e shërbimit të saj në Rusi për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Netflix raportoi të ardhura neto prej 1.6 miliardë dollarësh në tremujorin e fundit, krahasuar me 1.7 miliardë dollarë në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Aksionet e Netflix ranë rreth 25% në tregje pas publikimit të këtyre shifrave. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *