• |
ide | kryesore

Operacioni anti drogë në Korçë/ 101 të dyshuar për trafik narkotikësh, lëshohen 31 masa arresti

Arkiva, Lajme, Të fundit



Disa persona janë arrestuar këtë mëngjes në Korçë në një operacion anti drogë. Mësohet se është sekuestruar një sasi lënde narkotike, para, celularë dhe mjete të tjera ndërkohë që pritet njoftim zyrtar nga policia. Personat e përfshirë në trafikun e drogës e shisnin atë brenda qytetit të Korçës. Operacioni është zhvilluar në të gjithë qarkun e Korçës, por ka të arrestuar edhe nga Maliqi dhe Devolli. Pas operacionit, policia e Korçës ka dalë në një deklaratë duke sqaruar se nga mega operacioni janë proceduar 101 persona, ndërsa nga gjykata e rrethit janë lëshuar 31 urdhër arreste.

“Në përfundim të fazës të parë të këtij operacioni, janë proceduar 101 persona për të cilët Prokuroria pranë Gjykatës të Shkallës të parë Korçë ka nxjerrë 31 urdhra ekzekutimi për zbatimin e vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për zbatimin e masës së sigurisë “Arrest me burg”, të dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve , kryer në bashkëpunim ose më shumë se një herë, për shtetasit e mëposhtëm:

1.Rodolf Mara, 38 vjeç, banues në në Korçë.
2.Olger Hasan, 37 vjeç, banues në Korçë.
3.Romeo (Ilir) Starovecka, 43 vjeç, banues në Korçë.
4.Mateos Aliko, 27 vjeç, banues në Korçë.
5.Juxhin Kulla, 37 vjeç,  banues në Korçë.
6.Klajdi Avramushi, 32 vjeç, banues në Korçë.
7.Joan Xhambazi, 25, vjeç, banues në Korçë.
8.Musjano Ali, 29 vjeç, banues në Korçë.
9.Kristi Ndoja, 25 vjeç, banues në Korçë.
10.Arten Zallëmi, 33 vjeç, banues në Korçë.
11.Elton Manka, 34 vjeç, banues në Korçë.
12.Edjon Agolli, 42 vjeç, banues në Korçë.
13.Nikolin Pulluqi, 26 vjeç, banues në Korçë.
14.Letion Rënxa, 34 vjeç, banues në Korçë.
15.Igor Mihali, 35 vjeç, banues në fshatin Çiflig, Korçë
16.Vasjan Shtambari, 39 vjeç, banues në Korçë.
17.Kristo Shkembi, 39 vjeç, banues në Korçë.
18.Sokol Haxhi, 40 vjeç, banues në Bilisht.
19.Andrea Bleta, 34 vjeç, banues në Bilisht.
20.Emanuel Muka, 30 vjeç, banues në Maliq.
21.Andrea Miçani, 31 vjeç, banues në Korçë.
22.Elton Adili, 41 vjeç, banues në Korçë.
23.Andi Duka , 44 vjeç, banues në Elbasan.
24.Sajmir Suvaria 31 vjeç, banues në Korçë.

Janë shpallur në kërkim 7 shtetas për të cilët vijon puna për kapjen e tyre dhe ekzekutimin e masave të sigurisë vendosur nga gjykata konkretisht shtetasit:

25.A.M.,
26.Th.R.,
27.E.S.,
28.K. X.,
29.A. Xh.,
30.E. F.,
31.R.B.”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *