• |
ide | kryesore

Organizim i paligjshëm i lojërave të fatit, arrestohet 32-vjeçari në Durrës

-Instant, Arkiva, Lajme



Një 32-vjeçar me inicialet E.Sh. është arrestuar ditën e sotme në Durrës pasi ushtronte veprimtari të paligjshme në organizimin e lojërave të fatit.

Efektivët e Policisë Durrës kanë ushtruar kontroll në lokalin që ky shtetas kishte marrë me qira, ku kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, 1 kompjuter, 4 makineta për lojëra fati dhe një aparat celular që përdorej për vënie bastesh në mënyrë të kundërligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *