• |
ide | kryesore

Partizani ekipi më ofensiv i Superiores: Tirana e fundit nga kryesueset që luan më tepër në zonën kundërshtare

-Instant, F1, Sport

Shumë shpesh ndodh që impostimi i skuadrës në gjysëmfushën kundërshtare, akoma më mirë nëse bëhet fjalë për në zonë, është celësi për fitoren. Është e kuptueshme që sa më shumë luhet pranë portës, aq më shumë mundësi goli krijohen. E kjo nuk bën përjashtim edhe në kampionatin e Superiores. Sigurisht që, jo detyrimisht, është një tregues që vendos rezultatin e ndeshjeve, por bën të kuptohet se sa sulmuese është mënyra e lojës së skuadrave.


Të kesh lojtarë që depërtojnë pas krahëve të mbrojtjes në zonë dhe shkojnë për të goditur portën brenda zonën së rreptësisë, apo sulmues që luajnë vazhdimisht në zonën kundërshtare janë sigurisht zgjidhje për të sulmuar më shumë se kundërshtarët. Dhe kjo renditje e veçantë sjell disa surpriza nëse krahasohet me renditjen e përgjithshme të kampionatit.


Prekjet e topit në zonën kundërshtare janë një mënyrë shumë e thjeshtë për të kuptuar aspektin sulmues të një skuadre, domethënë sa lojtarë sjell skuadra në zonën kundërshtare gjatë aksioneve sulmuese herë pas herë gjatë një ndeshjeje. Dhe këtu, me përjashtim të Dinamos, ndarja e renditjes është pak a shumë e njëjtë me renditjen e prekjeve të topit në zonën kundërshtare. Kjo për shkak se skuadrat që luajnë për të mos rënë nga kategoria, janë të prirura të luajnë më shpesh në kundërsulm (dhe për këtë arsye mbërrijnë më pak në zonën e kundërshtarit) sesa një ekip që mban më shumë topin dhe shpesh përpiqet të sjellë shumë lojtarë në zonën kundërshtare.

Një e dhënë që mund të bashkëngjitet në këtë renditjeje është ajo e goditjeve nga këndi. Shumë shpesh, një goditje nga këndi sjell edhe prekje të topit në zonën kundërshtare. Dhe renditja e goditjeve nga këndi për çdo skuadër është një ndihmë e madhe për të lexuar më mirë renditjen e mëparshme.

Të dhënat e goditjeve nga këndi lexohen nga të apasionuarit e futbollit vetëm pas ndeshjes për të kuptuar se kush ka dominuar në fushën e lojës. Por kur një skuadër fiton shpesh shumë goditje nga këndi, atëherë do të thotë që pesha e lojës sulmuese mbizotëron si konstante gjatë kampionatit. Për këtë arsye Dinamo, pavarësisht nga vendi i nëntë në renditje, është në krye të dy klasifikimeve, sepse totali i aksioneve sulmuese të krijuara ishte ende i madh në të gjithë sezonin, por me pak aftësi finalizimi (sulmi më i keq). Konfirmohen edhe një herë statistikat sulmuese të Partizanit, të cilat i panë të kuqtë e kryeqytetit të qëndrojnë në krye të kësaj renditje gjatë gjithë kampionatit, po ashtu edhe skuadrat e vendeve të ulëta në klasifikimin e përgjithshëm të kampionatit, me përjashtim të madh të Dinamos.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.