• |
ide | kryesore

Princi Harry ndan detaje nga takimi me Mbretëreshën Elizabeth

-Instant, Paparazzi, Slider



Princi Harry  ka ndarë së fundmi detaje nga takimi  që pati me mbretëreshën Elizabeth për herë të parë pas dy vitesh.

Të isha me të, ishte shumë mirë,” kujtoi Harry. “Ishte shumë bukur ta shihja atë, e di?,Ajo është në formë të shkëlqyer dhe gjithmonë ka një sens të shkëlqyeshëm humori me mua. Si Meghan ashtu edhe unë pimë çaj me të. Kështu që ishte shumë bukur të kaloja kohë me të.”

Princi më pas tregoi se biseda e tij me Mbretëreshën Elizabeth u fokusua më shumë në udhëtimin e tij në Holandë dhe Lojërat Invictus 2022.

“Ajo kishte shumë mesazhe për Ekipin e Mbretërisë së Bashkuar, të cilat unë ua kam përcjellë tashmë shumicës së tyre”, u shpreh ai për median. “ Unë jam i sigurt se ajo do të donte të ishte këtu nëse do të mundte.”

Ndërsa Harry u kthye në shtëpi verën e kaluar për zbulimin e një memoriali të Princeshës Diana, udhëtimi ishte hera e parë që Markle vizitonte MB që nga shpërngulja e tyre.Mes tensioneve me familjen mbretërore,dyshja u transferuan në Kaliforni në mars 2020 dhe zyrtarisht dhanë dorëheqjen nga detyrat e tyre mbretërore vitin e ardhshëm. Ata aktualisht jetojnë në Santa Barbara me djalin Archie, 2 vjeç dhe vajzën Lilibet, 10 muajshe./Lapsi.al

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *