• |
ide | kryesore

Prokurori italian: Armët e Ukrainës do blihen nga mafia dhe roli i krimit shqiptar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një nga emrat më të rëndësishëm të Prokurorisë së anti-mafias italiane, prokurori i Catanzaros në Kalabri dhe një nga ekspertët më të mirë të luftës kundër mafies kalabreze Ndrangheta, Nicola Gratteri ka folur sërish për rolin e mafies shqiptare në botën e krimit të organizuar europian e botëror.

Ai shprehet i shqetësuar se pas luftës në Ukrainë, armët në zotërim të civilëve do të blihen nga mafia ndërsa për krimin e organizuar shqiptar thotë se është gjithnjë e më alarmues.

“Pas pandemisë, vështirësia e dytë që kemi aktualisht në luftën kundër mafies, në veçanti kundër Ndrangheta është lufta në Ukrainë që është një mundësi e artë për mafien. Po pse e them këtë? Jemi të shqetësuar se pas përfundimit të luftës, armët do t’u mbeten civilëve të thjeshtë ukrainas, e mes tyre dhe artileri e rëndë, armë të sofistikuara.

Dhe siç ndodhi gjatë luftës në Jugosllavi, pas përfundimit të saj, mjaft familje kishin 5 o 6 kallashnikovë në shtëpi, dhjetëra kilogramë eksplozivi që i ruajtën duke menduar se mund të duhen në të ardhmen.

Disa i ruajnë akoma, e disa të tjerë ia shitën këto armë, Ndrangheta, mafies puglieze Sacra Corona Unita, E pra këto armë armatosën mafiozët dhe u përdorën për të luftuar mes tyre apo për të favorizuar aktivitetet e paligjshme, E njëjta gjë jemi të shqetësuar se mund të ndodhë edhe në fund të luftës mes Ukrainës e Rusisë” – tha Gatteri në një intervistë për RTV Ora që ka komentuar edhe rolin e mafias shqiptare kohët e fundit.

“Unë ju them se mafia shqiptare po rritet shumë në nivel ndërkombëtar. Kur flasim për mafien shqiptare nuk duhet të mendojmë si 15 ose 10 vite më parë kur sulmonin për të grabitur vilat e më të pasurve italianë në Toskana, Piemonte, Lombardi, Veneto o kudo që të mundin.

Kur unë ju flas për mafien shqiptare, ju them se janë organizata kriminale mjaft të forta, që nisen mjaft të forta, mjaft të pasura nga Shqipëria, të afirmuar mirë në planin prestigjioz të fuqisë. Gjej të evidentuar mirë mafien shqiptare në dy shtete, në Kolumbi, e në Holandë.

Në Kolumbi mafia shqiptare blen vetë e në rrugë të drejtpërdrejtë kokainën, ndërsa në Holandë është forcuar shumë pasi në këtë shtet pasi është një vend ku lufta kundër mafies është mjaft e ulët, ka një sistem burgjesh mjaft garantues.

Në Holandë edhe nëse kapesh me 10 kg kokainë, rreziku i burgut është maksimumi 2 vite, pra pothuajse asgjë. Sot në Holandë gjen të aktivizuar mirë 3 mafia; mafia kalabreze Ndrangheta, mafia shqiptare dhe mafian afrikano-veriore, kryesisht e përbërë nga tunizianë emigrantë.

Më në fund prej një vit e më shumë autoritetet holandeze kanë marrë koshiencën për çfarë po ndodh, e kanë nisur bashkëpunimin me ne. Në Holandë është vrarë një gazetar, një bashkëpunëtor i drejtësisë e një avokat,e këto janë sinjale të forta, të rënda që lënë të kuptojnë se këto tre mafie nuk janë kalimtare në Holandë, por kanë hedhur rrënjë e janë aty jo vetëm për të bërë biznes, por janë të strukturuara mirë.

Nga analizat e informacionet që ne kemi, duke i konfrontuar me kolegë të tjerë të forcave të rendit në botë, mafia shqiptare po fuqizohet gjithnjë e më shumë në Amerikën Latine” – thotë prokurori i anti-mafias. ©LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *