• |
ide | kryesore

Skenari i bujshëm nëse largohet Agnelli: Allegri ikën te PSG e Conte rikthehet te Juventus

-Instant, Sport



Një përmbysje në rangun e lartë të drejtuesve të Juventusit duket gjithnjë e më i afërt. John Elkann po mendon një ndryshim që prek presidencën dhe rolet e tjera ekzekutive. Andrea Agnelli dhe Pavel Nedved duket se janë kandidatët më seriozë për t’i dhënë lamtumirën klubit bardhezi, me Del Pieron të gatshëm të rikthehet dhe të nisë një aventurë të re. Ndryshimet në nivelet më të larta, megjithatë, mund të trazojnë edhe aspektin teknik me një ndryshim të bujshëm në pankinë.

Max Allegri ka një kontratë deri në vitin 2025 dhe është një kontratë veçanërisht e rëndë. Një shkarkim i tij nuk mund të imagjinohet, por mund të jetë vetë tekniku, në rast se largohet Agnelli, mbështetësi i tij i parë në krye të shoqërisë, që të vendosë t’i dorëzohet interesimit të PSG-së, që e ka vënë menjëherë në qendër të vëmendjes që kur vendosi t’i thotë lamtumirë Pochettinos në fund të këtij sezoni. Allegri, në të kaluarën e afërt, refuzoi Real Madridin, por situata tani është ndryshe. Në Paris nuk kanë kultin madrilen të futbollit ofensiv dhe do të ishin të lumtur të shënonin pikë dhe të fitonin edhe pa shijuar një ekip spektakolar.

Nëse do të kishte një ndryshim të presidencës, atëherë Antonio Conte mund të rikthehej te Juventus. Që nuk ka raporte të mira mes tij dhe Andrea Agnellit e tregon edhe sherri publik në Allianz Stadium në Kupën e Italisë të vitit të kaluar. Trajneri i Tottenham, në fakt, ishte tashmë gati të rikthehej në verën e 2019, por vetoja e presidentit çoi në zgjedhjen e Sarrit. Në rast të një drejtuesi të ri të shoqërisë, Conte do të ishte i lumtur të rikthehej, madje duke hequr dorë nga paga e lartë që po i garanton Tottenham dhe duke ndërprerë një kontratë që e lidh atë me londinezët deri në qershor 2023, me një opsion për vitin e ardhshëm,për shifrën e 17, 6 milionë euro në sezon (rreth 15 milionë stërlina).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *