• |
ide | kryesore

Përjashtohen nga Wimbledon tenistët rusë e bjellorusë. Moska: “E pa pranueshme”

-Instant, Sport



Nuk do të ketë turne të Wimbledon për tenistët rusë dhe bjellorusë. Sipas shtypit britanik, dhe jo vetëm, mungon vetëm zyrtarizimi, por vendimi për përjashtimin e sportistëve të Rusisë dhe Bjellorusisë nga edicioni i ardhshëm i Championships është marrë si rrjedhojë e pushtimit të Ukrainës. Lëvizja, nëse konfirmohet, vjen një javë përpara konferencës për shtyp të prezantimit të turneut. ATP dhe WTA tashmë janë informuar, shkruan sërish Daily Mail, duke cituar burime autoritare. Reagimi i Kremlinit ishte i menjëhershëm, duke e cilësuar si “të papranueshëm” ndalimin e vrazhdë.

Kjo masë do të nënkuptojë përjashtimin nga shorti i meshkujve, të katër lojtarëve ndër 30 më të mirët e renditjes botërore, duke filluar me numrin dy të botës Daniil Medvedev dhe të pesë lojtareve të klasifikuara në top 40 të renditjes botërore, si bjellorusja Aryna Sabalenka, numri 4, apo bashkatdhetarja e saj, ish-numri 1 Victoria Azarenka. Pas shpërthimit të luftës, në mesin e shkurtit, Federata e Tenisit Botëror ndaloi pjesëmarrjen e përfaqësuesve kombëtarë në turnetë ekipore, duke lejuar tenistët individualë të marrin pjesë në ngjarje ndërkombëtare, për sa kohë që nuk janë nën flamurin e vendit të tyre të origjinës. Vendimi për të përjashtuar tenistët rusë dhe bjellorusë nuk ka ardhur nga një iniciativë e qeverisë britanike, por direkt nga All England Club, klubi ekskluziv i turneut Slam.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *