• |
ide | kryesore

Thirrja shqetësuese e liderit opozitar rus: Votoni Macronin, Marine Le Pen ka marrë lek nga Putin

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit
Navalny



Opozitari rus Alexey Navalny, i burgosur nga regjimi i Vladimir Putinit i është adresuar popullit francez për zgjedhjet e së dielës ku përballen Emmanuel Macron dhe politikania e ekstremit të djathtë dhe përkrahësja e Putinit, Marine Le Pen.

Navalny ka thënë se Le Pen është e blerë nga Vladimir Putin.

Navalny ka bërë një shkrim të gjatë në Twitter ku ka thënë se pa hezitim u bën thirrje popullit francez që ta votojnë Macronin për president.

“Sigurisht pa asnjë hezitim u bëj thirrje popullit të Francës që të votojnë për Emmanuel Macron më 24 Prill”, ka shkruar Navalny.

Ai ka thënë se është shokuar kur ka kuptuar se kandidatja e ekstremit të djathtë Marine Le Pen dhe partia e saj kanë pranuar para nga një bankë që kontrollohet nga Putin.

“Kam qenë i shokuar kur kam kuptuar se partia e Le Pen kishte pranuar 9 milionë euro kredi nga banka çeko-ruse. Më besoni kjo s’ka qenë vetëm një “marrëveshje e dyshimtë”. Kjo bankë është grupi famëkeq i Putinit për pastrimin e parave. Si do të të pëlqente nëse një politikan francez do të merrte një kredi nga Cosa Nostra? Epo, kjo këtu është e njëjta gjë. Nuk dyshoj për asnjë minutë që negociatat me këta njerëz dhe marrëveshjet me ta përfshinin edhe një pjesë politike në hije. Ky është korrupsion. Kjo është t’ia shesësh ndikimin politik Putinit”, ka shkruar Navalny.

Ai i ka quajtur hipokritë politikanët konzervatorë të Evropës të cilët e përkrahin Putinin.

“Sa herë që të djathtët evropianë shprehin simpatinë e tyre për Putinin për “konservatorizmin” e tij, unë jam krejtësisht i hutuar. Putini dhe njerëzit e tij të lartë janë krejtësisht të pamoralshëm dhe i përbuzin vlerat familjare: familjet e dyta dhe të treta dhe zonjat me jahte janë normë për ta. Pra, kushdo që e quan veten “konservator” dhe është dashamirës ndaj Putinit është në të vërtetë thjesht një hipokrit pa ndërgjegje”, ka thënë Navalny.

Udhëheqësi i opozitës ruse, Aleksei Navalny, u dënua me nëntë vjet burgim nën akuzat për mashtrim dhe përbuzje të gjykatës. Procesi gjyqësor kundër tij u zhvillua në një burg të sigurisë së lartë të martën, më 22 mars. Dënimin me burgim të Navalnyt kritikët e Kremlinit e shohin si përpjekje për ta mbajtur në burg kritikun e presidentit Vladimir Putin për aq kohë sa të jetë e mundur.

Gjykata vendosi gjithashtu që Navalny të dënohet edhe me një gjobëprej 1.2 milionë rublash (rreth 11,500 dollarë). Navalny mund të apelojë vendimin.



5 Comments

  1. Me kete teorine e gogolit na rruajtet karin . Me mire ta marre le pen e te shohim se çdo beje , bo vaki edhe vete per mbare kjo pune . Por ne fund te fundit te mesojme nese ajo eshte gogoli apo jane vete keta gogoli i kesaj shoqerie qe me gogolin duan te na mbajne nen tutele .

  2. Ky palla, dordolec i Sorrosit, le te merret me Rusine, c’i duhet ketil se ke votojme francezet? I duket vetja me i zgjuar se francezet ketij deshtakut tip Veliaj.
    Po keto komente ne Twiter, nga burgu i ben? Po ja merka shpirtin diktatori Putin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *