• |
ide | kryesore

Veprimtaria në hije e SPAK, zbulohet numri i përgjimeve për vitin 2021

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në raportin vjetor të SPAK thuhet se përgjatë vitit 2021, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përdorur metodën e përgjimit për 129 procedime penale. Sipas raportit, 1500 subjekte përgjimi janë përgjuar.

“Për vitin 2021, Bërthama Komanduese Elektronike, ka ekzekutuar në interes të procedimeve penale nën hetim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar: 411 Autorizime të Prokurorit për lejim përgjimi; 1204 Vendime të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, nga të cilat: 224 Vendime Lejim Përgjimi; 400 Vendime Vleftësimi; 580 Vendime Zgjatjeje”, thuhet në raportin vjetor.

“Gjatë vitit 2021, për veprat penale nën hetim nga Prokuroria e Posaçme, janë interceptuar rreth 1500 subjekte përgjimi (autorë të dyshuar apo që kanë dijeni për vepra penale), 1957 pajisje fundore (pajisja/numri telefonik i subjektit në përgjim) ku është rezultuar në ndalimin e rreth 179 personave të dyshuar për kryerje të veprave penale.” – thuhet mes të tjerash në raport.



4 Comments

  1. pirdh pirdh se lirohesh

    spak ose kapsllekku, spai guximin te vinte nene pergjim as arken e peshkut, zv voda. nuk ka pergjime te kokes, bllakos zotos, gugalles, ska asnje pergjim te askujt pervecse noi polici kufiri ose noi qytetari qe dyshote per 3 gram hshash!!

    pergjimi nuk eshte per shtetaret eshte per qytetaret pa buksa

    1. Spaku eshte cekani ne duart e Hienave Amerikanwvw per te shtypur cdo njeri qe i del kunder ketyre kolonizatireve homoseksual por do vije dita ti shporrim keta rrobqirat e Yankistanit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *