• |
ide | kryesore

Video/ Ligue 1, PSG nuk shpallet dot kampion: mposht Angers, por fiton edhe Marseille

-Instant, Sport, Video



Vetëm një pikë e ndan PSG-në nga titulli kampion i Francës. Në fakt, në javën e tridhjetë e tretë të Ligue 1, parisienët fituan 3-0 në Angers me Mbappé (28′), Sergio Ramos (47′) dhe Marquinhos (77′), por Marseille fitoi 3-2 me Nantes falë një dygolëshi me penallti të Payet dhe golin e Harit dhe mbetet -15 nga kreu, me pesë ndeshjet nga fundi: vetëm diferenca e golave e mban ekipin e Sampaolit ende në garë.

ANGERS-PSG 0-3
Festë e shtyrë për PSG, që nuk u kurorëzua si kampion i Francës, por është dukshëm afër titullit: falë fitores 3-0 ndaj Angers, mjafton një barazim me Lens në ndeshjen tjetër. Sfida ishte menjëherë e vështirë për vendasit, të cilët humbën Ningën për shkak të dëmtimit në minutën e 14. Parisienët kaluan në avantazh në minutën e 28 falë të zakonshmit Kylian Mbappé, i cili kontrolloi topin e pasuar nga Hakimi, depërtoi në qendër dhe me një goditje me të majtën mposhti Mandrean. Para pushimit erdhi edhe dyfishimi: krosimi i Di Marias, në zhvillimin e një këndi, ishte i saktë për Sergio Ramos, që me kokë shënoi 2-0 për djemtë e Pochettinos. Në pjesën e dytë, miqtë i afrohen disa herë trisit me Wijnaldum, ndërsa Angers nuk bëri asgjë më shumë se një penallti, të anulluar më pas nga VAR, duke qenë se Kehrer e preku topin pa bërë faull në zonë. Megjithatë, trisi mbërriti në minutën e 77 me goditjen me kokë të Marquinhos, i cili shënoi në asistin e dytë të Di Marias në këtë mbrëmje. Episodi i fundit i ndeshjes është kartoni i kuq për të riut parisien Michut, por thelbi nuk ndryshoi: PSG fitoi 3-0 dhe arrin një pikë nga titulli i dhjetë në histori. Nga ana tjetër, Angers mbetet në kuotën e 34 pikëve, +3 nga vendi i tretë nga fundi.

Ligue 1 France
Bordeaux 2-2 Saint-Etienne
Lorient 1-0 Metz
Monaco 1-0 Nice
Reims 2-1 Lille
Troyes 0-1 Clermont Foot
Angers 0-3 Paris Saint-Germain
Brest 2-1 Lyon
Lens 2-0 Montpellier
Marseille 3-2 Nantes
Strasbourg 2-1 Rennes



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *