• |
ide | kryesore

Zyrtare/ Ten Hag trajneri i ri i Manchester United: shkollë holandeze për Djajtë e Kuq

-Instant, F1, Sport



Manchester United ka caktuar trajnerin e Ajax Erik ten Hag si trajnerin e tyre të ardhshëm. Holandezi, 52 vjeçar, do të marrë drejtimin e skuadrës nga trajneri i përkohshëm Ralf Rangnick në fund të këtij sezoni me një marrëveshje trevjeçare, e cila mund të zgjatet me një vit. Rangnick, i cili zëvendësoi Ole Gunnar Solskjaer të shkarkuar në nëntor, do të kalojë në një rol konsulence. Ten Hag do të bëhet trajneri i pestë i përhershëm i United, që nga largimi i Sir Alex Ferguson në 2013.

“Është një nder i madh të emërohem trajner i Manchester United dhe jam jashtëzakonisht i emocionuar nga sfida që kam përpara”, tha Ten Hag. “Unë e njoh historinë e këtij klubi të madh dhe pasionin e tifozëve dhe jam absolutisht i vendosur të zhvilloj një ekip të aftë për të marrë suksesin që meritojnë”.

“Menaxheri i parë që nga koha e Ferguson që klubet e tjera do të ketë frikë” – janë ekzaltuar tifozët e Uniteddhe kjo në faklt është atmosfera që mbizotëron në klub. Red Devils janë në vendin e gjashtë në Premier League me pesë ndeshje të mbetura këtë sezon, tre pikë pas Tottenhamit, i cili është në vendin e katërt atë që të con në Champions League. Me Ajax, Ten Hag është aktualisht në krye të Eredivisie, katër pikë para PSV Eindhoven, me pesë ndeshje të mbetura, por humbi ndaj rivalëve të tyre në finalen e Kupës së Hollandës. Ten Hag, trajneri kryesor i Ajax që nga dhjetori 2017, i udhëhoqi ata në fitoren e dyfishtë të kampionatit dhe kupës në 2018-19 dhe 2020-21.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *