• |
ide | kryesore

Belinda Balluku po fliste për çmimin e energjisë elektrike, ikin dritat në Kuvend

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Teksa ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku po fliste për faturat e energjisë elektrike, ndërsa në Kuvend është ndërprerë papritur energjia elektrike.

“Në një situatë emergjence si kjo me të cilën po përballemi na është dashur krijimi i bordit për të bërë transparencë. Përmes këtij akti normativ, krijimi i bordit të transparencës është kaq i rëndësishëm. Bordi mblidhet sa herë ka luhatje të karburanteve në bursë.

Qeveria shqiptare po kompenson çdo litër nafte të transportit publik që të mos rritet bileta. Qeveria ka indeksuar disa muaj më parë pensionet që ishin parashikuar të bëheshin pas 6-mujorshit të dytë. Nuk duhet harruar pasi dëgjojmë abuzime të vazhdueshme sa i përket energjisë elektrike. Energjia elektrike nuk është rritur asnjë qindarkë… “, po thoshte ministrja, (ndërpritet energjia elektrike).

Në atë moment ajo shkëmbeu disa replika me deputetin e PD Helidon Bushati. “Unë nuk e prisja dje që ministri Hije i energjetikës të mos ishte dje në tryezën për energjetikën”, tha ajo.



6 Comments

  1. Sa bukur ka dal ne foto … Qesh motra qesh, kur gjen shesh pse mos ta bësh përshesh?!!

    P.S. Nuk the pse Fierza ngeli pa uje ne dimër? Disa thonë se juve kishit ndërtuar aty afer impiante sekrete te bitcoinit duke e vjedhur korentin. Ose edhe e keni shitur …. Pse jo, u bë deti kos, hajde burra rrëmbeni lugët. Ti q robt deri në fund.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *