• |
ide | kryesore

BeReal, aplikacioni që ndalon fotot e edituara, inkurajon përdoruesit të jenë autentikë

-Instant, Paparazzi, Slider



Ekziston një aplikacion më i ri për publikimin e fotografive dhe nuk është si platformat e tjera të mediave sociale.

Aplikacioni quhet BeReal. Dhe ndërsa mund të mos keni dëgjuar për të, shumë të rinj janë kthyer në abonentë të rregullt. Përdoruesit e tij aktivë mujorë janë rritur me shpjetësi këtë vit me më shumë se 315%, sipas të dhënave nga Apptopia, e cila gjurmon dhe analizon performancën.


Pra, çfarë është BeReal?

BeReal është një aplikacion i mediave sociale që inkurajon përdoruesit të ndajnë një pjesë të jetës së tyre në kohë reale. Ai u lançua në fillim të vitit 2020 nga një sipërmarrës në Francë, por shumica e përdoruesve të tij të paktën 65% – janë regjistruar këtë vit kalendarik.

Siç sugjeron edhe emri i tij, fokusi është tek origjinaliteti. Përdoruesit një herë në ditë ndajnë një foto të asaj që po bëjnë në atë moment, duke u dhënë miqve dhe të tjerëve një pamje të pastër të jetës së tyre.

Nuk ka filtra dhe butona modifikimi. Pra, nëse flokët tuaj janë rrëmujë në atë moment dhe pamja juaj është nga një parking me shi, kjo është ajo që njerëzit do të shohin.

Rezultati është shumë larg nga fotot e edituara, tepër të kuruara të njohura në platformat e tjera të mediave sociale.

©LAPSI.AL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *