• |
ide | kryesore

Dinamo, rënia më e shtrenjtë nga kategoria: tre trajnerë e 17 lojtarë me shifra të larta për një vend të tetë

-Instant, Sport



Me shifrat e sezonit të Dinamos, 16 humbje, 8 barazime e vetëm 5 fitore është e lehtë të ngatërrohesh për të gjetur fajtorin. Shumë e drejtojnë gishtin nga lojtarët, të tjerë nga trajnerët e ka nga ata fanatikë të konsipiracioneve që kapen edhe pas arbitrimit, por të gjithë bien dakord në një pikë: drejtuesit kanë gabuar gjithcka. E duhet të jetë kështu, sepse ata lojtarë u morën prej tyre, e ishin po ata që zgjodhën drejtimin teknik të skuadrës. Është e kuptueshme që një skuadër pa investime të mos i mbijetojë dot konkurencës së egër, por te Dinamo nuk është ky rasti.

Vetëm në verë mbërritën 14 lojtarë, me idenë fikse se rikthimi pas 9 vjetësh në Superiore nuk mund të ishte provizor. Por ishin kaq kaotikë, sa koleksionuan emra, pa bërë kurrë skuadër: Enis Gavazaj ishte një hije e vetes, Sidibe e Dorian Kërciku nuk u dukën gjëkund, por edhe ata më shumë të përdorur si Demiri, Bardhi, Isaevski, apo Siljanovski ishin larg pritshmërive. Agim Ibraimi ishte imazhi i merkatos dhe ambicjes, por ish-kapiteni i Kukësit me 6 gola në 29 ndeshje ishte edhe zhgënjimi i madh. Gjykimit nuk i shpëton askush, sepse po të mendosh që u mbaj Cinedu vetëm 3 gola deri tani e u la Skuka të ikë te Partizani, apo se buja e portierit të U21 Harizaj u shua nga 17 vjecari Simoni, pa përmendur 3 blerjet e janarit Reginaldo Lilaj e Denison, ku vetëm braziliani mund të ketë shpëtuar fytyrën, janë prova se me Dinamon është gabuar në ndërtim, pastaj me trajner.

E nëse llogaritë bëhen me investime, Dinamo duhet të jetë skuadra që ka shpenzuar më shumë në historinë e Superiores për të rënë nga kategoria…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *