• |
ide | kryesore

Ekstremi i djathtë i qëndron fondamentalizmit të vet

-Instant, 2, Ide



Mësimi i madh i debatit televiziv mes dy kandidatëve për presidentë në Francë është se, pavarësisht buzëqeshjeve, ndjeshmërisë dhe korigjimeve të minutës së fundit, kandidatja e “Bashkimit Kombëtar”, Marine Le Pen mbetet e vendosur në  bazat e saj të ekstremit të djathtë: ndalimi në hapësirat publike i shamisë për gratë muslimane, në kundërshtim me frymën e sekularizmit, mbart mbi tensioneve të rënda, ndonëse ai justifikohe në emër të luftës kundër islamizmit.

Lexo me tej:

Përplasja në TV/ Kush e fitoi debatin Macron – Le Pen

Referendumi që synon të heqë të drejtën e tokës, pra të drejtën për tu bërë francez i të huajve që lindin në këtë vend dhe për ti dhënë prioritet në kushtetutë atyre me kombësi franceze, do të jenë masat kryesor të pesëvjeçarit, nëse Le Pen zgjidhet presidente. Ajo e di që këto janë akte anti kushtetuese por ajo i justifikon ato në emër të “vullnetit të popullit sovran”. Kjo pjesë e debatit, e cila u zhvillua e plotë vetëm nga fundi i mbrëmjes, e meritonte të zhvillohej më herët dhe më gjerësisht sepse ajo prekte thelbin e asaj që përbën rrezikun kryesor të votimit të 24 prillit: atë se Marine Le Pen nuk do ti japi fund vetëm idesë së ndërtimit evropian. Ajo gjithashtu dëshiron t’i japë fund parimeve republikane.

Le monde/ Pershtati Lapsi.al



5 Comments

    1. Nderkohe e kishte ne plan rama o xemla. Hahaha beni qef sa jeni me pune o patronazhista se se keni te gjate

  1. Nuk jane extrem i djathe por jane nacionaliste e patriote; Si rendom te gjithe ata qe kane idera te ndryshme nga te majtet, i quajne extem i djathte! Po ta kthejme ne krahun tjeter te gjithe zgjedhesit e majte votojne Makron; i bie qe te majtet per llogjike te jene ekstem i majte! Sa pe islamizmin dhe terrorizmin islamik Franca e provuar ne kurriz te vet me shume viktima te pafajshme se çdo vend tjeter evropian!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *